Vështrime

Në përkujtim të familjes time dhe të gjithë atyre që humbën jetën në Holokaust

Në janar të vitit 2005, OKB-ja caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, në kujtim të viktimave të Holokaustit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur miliona qytetarë europianë, përfshirë gjashtë milionë hebrenj u asgjësuan.

Republika e Kosovës, edhe pse ende nuk është anëtare e OKB-së, çdo vit i kushton vëmendje dhe respekt për Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, duke dërguar shkrime dhe fotografi në mediat sociale për të kujtuar viktimat.