Vështrime

A mjafton vetëm brengosja për rezultatet e PISA 2022?

A mjafton vetëm brengosja për rezultatet e PISA 2022?

S'ka dëm më të madh për të ardhmen, mirëqenien dhe sigurinë e kombit se kjo rrëshqitje konstante në humnerën e injorancës dhe mosdijes. S’ka dëm më të madh se çarmatosja arsimore e gjymtimi intelektual i rinisë shqiptare ndërkohë që bota po bëhet gjithmonë më konkurruese, kërkuese dhe sfiduese në të gjitha aspektet në epokën e inteligjencës artificiale

“Ne s’ngrihemi në nivelin e pritshmërive tona, por biem në nivelin e formimit që kemi.” Archilochus

Rezultatet e PISA 2022 nuk janë një problem i ri, i vogël apo befasues. Pavarësisht se pandemia përkeqësoi disa aspekte të sistemit arsimor në shkallë botërore, rezultatet jashtëzakonisht të dobëta s’mund dhe s’duhet të tentohet të shpjegohen me krizën e Covidit, pasi problemet në arsim si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe në gjithë hapësirën shqiptare në Ballkan janë sistematike dhe kronike. Kushdo që përdor këtë justifikim thjesht përpiqet të fusë kokën në rërë. E kam fjalën për mungesa e mangësi të vazhdueshme në: