Vështrime

Deklarata e UNICEF-it në Kosovë për Ditën Botërore të Fëmijëve

Sot shënojmë 34 vjetorin e miratimit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. KDF-ja shërben si drita jonë udhëzuese, që i njeh të drejtat e qenësishme të çdo fëmije për jetë, shëndet, arsim dhe mbrojtje.

Kjo është një ditë e rëndësishme ku të gjithë ne, si mbrojtës të të drejtave të fëmijëve, duhet të ndalemi dhe të reflektojmë: ta njohim progresin që është arritur në jetën e fëmijëve, të pranojmë se sa tutje duhet të shkojmë dhe të mendojmë se sa duhet t’i mbështesim fëmijët që të përshtaten me botën e tyre që ndryshon me shpejtësi.