Vështrime

Abetarja kosovaro-serbe

Abetarja kosovaro-serbe
Foto: pescanik.net

Kurti, Albin: Kryetar i Qeverisë së shtetit të Kosovës, një nacionalist i dikurshëm i vendosur, sot politikan që mund të ndikohet nga pala evropiane dhe ajo amerikane. Flet mirë anglisht dhe di të shprehet, i gatshëm për biseda, e për rrjedhojë edhe për kompromise. Ai punon ekskluzivisht për të mirën e shtetit të tij. I revokueshëm, varësisht nga zgjedhjet. Vuçiq, Aleksandar: Kryetar i qeverisë apo shtetit të Serbisë, si t’ju vijë, një nacionalist i dikurshëm dhe i sotëm i vendosur. Flet mirë anglisht, por askush jashtë Serbisë nuk është në gjendje ta kuptojë kuptimin. Ai mund të ndikohet, shkurtimisht, nga çdo anë. Ai punon kryesisht në dëm të shtetit të tij. I parevokueshëm, pavarësisht nga zgjedhjet

Fillesa për shkrim-leximin bazë, në këtë rast për të kuptuar marrëdhëniet serbo-kosovare nuk është asgjë e re e as e panjohur: problemi i vetëm është se ky kuptim është i pashprehur, i pazbatueshëm dhe në fakt i paimagjinueshëm. Prandaj fillesa. Nuk ka kurrfarë kuptimi t’i referohesh arsyes, dashurisë, miqësisë, domosdoshmërisë, detyrimit dhe nocioneve të ngjashme abstrakte, sepse shumë herë është dëshmuar se ato janë të papërdorshme. Epo, le të përpiqemi.

Kosova: Shtet i pavarur, republikë, e njohur nga shumica në botë dhe në fqinjësi, me mbështetjen e ish-anëtares nga përbërja e ndryshueshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria. Nga viti 2018, Kosova është kandidate për zgjerim të BE-së. Nga 27 anëtarët e BE-së, pesë nuk e njohin Kosovën. Kosova i njeh pakicat, njeh edhe komunat kryesisht serbe, politikisht po përpiqet të fitojë më shumë pushtet në to.