Vështrime

Poeti, palaçoja dhe Hitleri

Para 100 vjetësh vdiq poeti e publicisti Dietrich Eckart, shpikësi ideologjik i Adolf Hitlerit. Po para 100 vjetësh, bash në ditëlindjen e Adolf Hitlerit, doli numri i parë i gazetës “Stürmer”, një organ nazist për “kultivimin” e urrejtjes. Kjo gazetë drejtohej nga Julius Streicher, të cilin edhe Hitleri e quante “palaço”.

Asnjë diktaturë nuk funksionon pa propagandë. Propaganda duhet të jetë permanente. Në mënyrë që populli të “argëtohet” çdo ditë me gjuhë urrejtjeje, gjuhë rrugaçësh dhe gjuhë kërcënuese.

Më 20 prill 1923, njëqind vjet më parë, bash në ditëlindjen e Adolf Hitlerit, doli në shitje gazeta “Der Stürmer – Deutsches Wochenblatt zum Kampfe um die Wahrheit”, [Sulmuesi – Gazetë javore gjermane e luftës për të vërtetën]. Gazeta drejtohej nga urrejtësi i madh i hebrenjve, nga psikopati, adhuruesi i fantazive vrastare dhe mësuesi provincial, Julius Streicher. Motoja e gazetës ishte frikshëm e qartë që në numrin e parë: “Hebreu duhet të largohet!”