Vështrime

Koha për vendimmarrje: Mundësia evropiane për Serbinë dhe Kosovën

Udhëheqësit tanë – presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni – na kanë ngarkuar me detyrën t’i ofrojmë mbështetjen tonë përfaqësuesit të lartë të BE-së, Borrell, dhe emisarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák, për të çuar normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës një hap të madh përpara.

Pse është e rëndësishme kjo për vendet tona? Pse duhet tani ne të përfshihemi më shumë në një dialog, në të cilin të dyja palët kanë ngecur prej vitesh?