Vështrime

Gëzimi për sukseset e huaja

Qendra e Bashkimit Evropian po lëviz në Lindje. Ukraina është shndërruar në gardianin e jetës perëndimore. Moldavia dhe Gjeorgjia bënë të qartë se janë gati të bëjnë të njëjtën gjë. Polonia - përveç që luan rol kyç në mbështetje ushtarake të Ukrainës - po shndërrohet me shpejtësi në aktor kyç të sigurisë së kontinentit evropian. Ajo tanimë ka më shumë tanke se Gjermania dhe deri në vitin 2035 do të këtë 300.000 trupa (dyfishin e Gjermanisë). Ndërsa Çekia këta gjashtë muaj të fundit orkestroi unitetin më mbresëlënës të Bashkimit Evropian në kuadër të Presidencës së saj të Këshillit të BE-së.

Brenda 20 vjetëve Çekia dhe Kroacia janë shndërruar në modelet evropiane të shtetndërtimit. Çekia kaloi nga regjimi komunist në një nga vendet më demokratike dhe më të zhvilluara në botë, me shkallën më të ulët të papunësisë nga të gjitha vendet e BE-së. Kroacia u anëtarësua në BE, NATO, pranoi EURO-n dhe u bë pjesë e familjes Shengen. Sot, kur festojmë përmbylljen e suksesshme të Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së dhe anëtarësimin e Kroacisë në zonën Shengen, arritjet e tyre janë inspirim për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shembull i prekshëm i së ardhmes në të cilën ende besojmë

Qendra e Bashkimit Evropian po lëviz në Lindje. Ukraina është shndërruar në gardianin e jetës perëndimore. Moldavia dhe Gjeorgjia bënë të qartë se janë gati të bëjnë të njëjtën gjë. Polonia - përveç që luan rol kyç në mbështetje ushtarake të Ukrainës - po shndërrohet me shpejtësi në aktor kyç të sigurisë së kontinentit evropian. Ajo tanimë ka më shumë tanke se Gjermania dhe deri në vitin 2035 do të këtë 300.000 trupa (dyfishin e Gjermanisë). Ndërsa Çekia këta gjashtë muaj të fundit orkestroi unitetin më mbresëlënës të Bashkimit Evropian në kuadër të Presidencës së saj të Këshillit të BE-së.

Në veçanti për vende të vogla Presidenca e BE-së është çështje prestigji ndërkombëtar. Është një lloj testi diplomatik që vlerëson seriozitetin e një vendi. Në këtë sens Presidenca është detyrë jashtëzakonisht sfiduese. Vendi që ka Presidencën duhet të sigurojë se e tërë trupa diplomatike dhe institucionale – nga presidenti dhe kryeministri, e deri te drejtori i Departamentit të Peshkatarisë në Ministrinë e Bujqësisë – është e aftë të drejtojë 26 vende të tjera evropiane në realizimin e interesave të përbashkëta. Dhe këtë rol Presidenca Çeke e ka ushtruar me shkathtësi të jashtëzakonshme në pothuaj çdo fushë të rëndësishme.