Vështrime

Çka do të ndodhë nëse ndodh...paqja

Kur afrohet përvjetori i fillimit të luftës së Putinit kundër Ukrainës, çfarë domethënie do të kishte për pjesën e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi humbja ushtarake e Rusisë

Kur afrohet përvjetori i fillimit të luftës së Putinit kundër Ukrainës, çfarë domethënie do të kishte për pjesën e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi humbja ushtarake e Rusisë

1.

Njëri prej klisheve të stërpërsëritura për luftën nuk ka si të mos jetë më i vërtetë sesa në luftën e Putinit kundër Ukrainës. Klisheja është se lufta dihet kur fillon, por nuk dihet kur do të përfundojë, dhe një gjë e tillë ndodhi vjet kur me javë e muaj administrata amerikane dhe ajo britanike lajmëronin prijësit e Ukrainës se fillimi i luftës, madje në shkurt, ishte krejtësisht real.