Vështrime

Kuptimi i Amerikës së mesmandatit

Me pak fjalë, një tërmet politik u shmang. Politika e jashtme e SHBA-së do të mbetet kryesisht në terren të njohur për dy vjetët e ardhshëm, deri në zgjedhjet presidenciale. Pas kësaj, çdo gjë mund, dhe ndoshta do të ndodhë

Zgjedhjet afatmesme mbahen në Shtetet e Bashkuara çdo katër vjet, në gjysmë të mandatit të një presidenti dhe dy vjet përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Në lojë janë një e treta e Senatit, e gjithë Dhoma e Përfaqësuesve, disa guvernatorë dhe shumë zyra shtetërore dhe lokale.

Nuk ka votim kombëtar, por rezultatet priren të pasqyrojnë se ku qëndron vendi dhe interpretohen si referendum për partinë në pushtet (në këtë rast demokratët, të udhëhequr nga presidenti Joe Biden). Dhe ndërsa votat janë ende duke u numëruar – dhe në disa raste rinumëruar – nuk është shumë herët për të nxjerrë disa përfundime fillestare.