Vështrime

Gomonet e tranzicionit

Nuk po ikim më nga uria e luftërat; po ikim nga konfliktet e papërfunduara

Nuk po ikim më nga uria e luftërat; po ikim nga konfliktet e papërfunduara

1.

Brenda një fundjave kisha dy pamje të një procesi që në dukje të parë nuk është i ndërlidhur. Njëra ishte pamja e gomoneve që kalonin kanalin e Lamanshit prej Francës për në Britani të Madhe; e në gomone, sipas statistikës, çdo i gjashti do të kenë qenë shqiptar (i Shqipërisë). E dyta ishte ajo e një mbledhjeje të përfaqësuesve serbë të pjesës veriore të Kosovës, të cilët shpallnin tërheqjen e tyre (dhe policëve e gjykatësve) nga institucionet e Kosovës.