Vështrime

Dialogu, dhuna, greva dhe sqarimi i Mark Twainit

Mësime nga tri episodet e gushtit në Kosovë: Dialogu Kosovë-Serbi ka veç një zgjidhje – përcaktimin e BE-së dhe SHBA-së për qasjen; Dhuna e fundit nxori në pah dy të vërteta – dhunuesit u amnistuan nga drejtësia, e në publik frymojnë dhunues potencialë; Greva në arsim shpërfaqi të vërtetën e shkollës. Mark Twaini sqaron pothuajse gjithçka

1.

SHBA-ja, BE-ja e edhe NATO-ja u aktivizuan para e pas 18 gushtit. Çdo përpjekje u tha se po bëhet për të shtyrë përpara dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Takime intensive në Bruksel, Prishtinë e Beograd. Angazhim e presion që rezultuan të suksesshëm. U arrit një marrëveshje. Një marrëveshje që në të vërtetë nuk kishte të bënte me normalizim raportesh apo me dialogun më shumë se njëdekadësh.