Vështrime

Zhvendosje e madhe e fuqisë punëtore nga Ballkani drejt BE-së

Gjatë kësaj vere shumë turistë janë befasuar kur kanë parë që nëpër restorante në Shqipëri janë shërbyer nga fëmijët. Nganjëherë mund të jetë dukur si diçka e rastësishme, që ndonjë fëmijë t’u ndihmojë prindërve, por shumë turistë dëshmojnë se kanë qenë të shokuar duke parë aq shpesh fëmijë edhe 12 a 14-vjeçar, duke ua larguar pjatat nga tavolina. “Na iku rinia. Po na i merr Gjermania”, thoshte pronari i një restoranti. Arsyetohej se si nuk po gjejnë punëtorë as për ilaç në këtë sezon. Prandaj edhe duhet “t’u ndihmojnë kalamajtë në punë!”. Probleme me gjetjen e punëtorëve gjatë sezonit turistik raportohen edhe nga Mali i Zi, edhe nga Kroacia. Në ndërtimtari vende të lira pune ka pothuajse në të gjitha shtetet e Evropës. Asnjëherë kërkesa nuk ka qenë më e madhe për këta punëtorë. Prandaj shumica e shteteve zgjidhjen e kërkojnë përmes importit të fuqisë punëtore nga vendet më të varfra. E në kontinentin e pasur të Evropës, rajoni më i varfër vazhdon të jetë ai i Ballkanit Perëndimor. Shumë shtete të rajonit po përballen me largimin e madh të të rinjve. Kjo paksa ishte ndalur në verën e vitit 2020, për shkak të masave kufizuese si pasojë e pandemisë, por ka marrë hov përsëri.

Të rinjtë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk arrijnë të gjejnë punë, ose nuk janë të kënaqur me kushtet e punës, nuk mund të presin që politikanët t’ua bëjnë vendin përnjëherë me standarde evropiane, prandaj shfrytëzojnë mundësinë për të emigruar drejt Perëndimit. Kjo ka bërë që mungesa e fuqisë punëtore të ndihet në të gjitha vendet e rajonit, por edhe në Kroaci, vendin më të ri anëtar të BE-së. Ky është një proces i pandalshëm dhe i natyrshëm, sado i dhimbshëm

Gjatë kësaj vere shumë turistë janë befasuar kur kanë parë që nëpër restorante në Shqipëri janë shërbyer nga fëmijët. Nganjëherë mund të jetë dukur si diçka e rastësishme, që ndonjë fëmijë t’u ndihmojë prindërve, por shumë turistë dëshmojnë se kanë qenë të shokuar duke parë aq shpesh fëmijë edhe 12 a 14-vjeçar, duke ua larguar pjatat nga tavolina. “Na iku rinia. Po na i merr Gjermania”, thoshte pronari i një restoranti. Arsyetohej se si nuk po gjejnë punëtorë as për ilaç në këtë sezon. Prandaj edhe duhet “t’u ndihmojnë kalamajtë në punë!”. Probleme me gjetjen e punëtorëve gjatë sezonit turistik raportohen edhe nga Mali i Zi, edhe nga Kroacia. Në ndërtimtari vende të lira pune ka pothuajse në të gjitha shtetet e Evropës. Asnjëherë kërkesa nuk ka qenë më e madhe për këta punëtorë. Prandaj shumica e shteteve zgjidhjen e kërkojnë përmes importit të fuqisë punëtore nga vendet më të varfra. E në kontinentin e pasur të Evropës, rajoni më i varfër vazhdon të jetë ai i Ballkanit Perëndimor. Shumë shtete të rajonit po përballen me largimin e madh të të rinjve. Kjo paksa ishte ndalur në verën e vitit 2020, për shkak të masave kufizuese si pasojë e pandemisë, por ka marrë hov përsëri.

trendi po vazhdon me valën që shkon nga juglindja drejt veriperëndimit. Nga Kosova, Serbia e Bosnjë-Hercegovina shumë të rinj kanë shkuar për të punuar në Kroaci. Përflitet se në tre vjetët e fundit numri i kosovarëve që kanë marrë leje pune në Kroaci është afro 20 mijë. Gjatë kësaj vere, gazetat në Kroaci shkruajnë se mbi 7000 punëtorë nga Serbia kanë gjetur punë në bregdetin kroat. E vetë Kroacia përballet me largimin e madh të fuqisë së saj punëtore. Në kohën kur Kroacia shënon rekordin për nga niveli më i vogël i papunësisë në histori, nga vendi në dhjetë vjetët e fundit janë larguar gjysmë milioni njerëz, më shumë se 10 për qind e popullatës. Kjo ka bërë që Kroacia të bjerë nën 4 milionë me numrin e banorëve. Dhe kjo në opinionin kroat është cilësuar tragjedi kombëtare.