Vështrime

Si na e morën burrat gjuhën

Makina, barka, rruga, toka, buka, kripa, gjella, lufta, beteja, arma, thika etj. janë të gjitha fjalë që kanë dy të përbashkëta, janë emra në gjininë femërore dhe përfaqësojnë gjëra, që burrat duan t’i dominojnë. Sado që të duket sipërfaqësore që gjinia gramatikore të ketë ndikim në mënyrën e të menduarit të folësve, për studiuesit një gjë është e qartë, parimi, që drejton gjuhën është: superioriteti i formave mashkullore ndaj atyre femërore dhe kjo vërehet edhe te gjuhët pa gjini gramatikore, si anglishtja etj. Studimet e shumta tregojnë se përsëritjet e pavetëdijshme të formave gjuhësore të bazuara në këtë parim përvetësohen dhe bëjnë që të fiksohet në mendësi pozicioni i forcës, i pushtetit, i mençurisë, largpamjes etj.

Përdorimi gjithëpërfshirës i formave mashkullore në gjuhë jo vetëm na ngulit në mendje botën mashkullore ku jetojmë, por na shtyn të bëhemi edhe vetë ndërtues/e të saj. Tek e fundit “This is a man world, this is a man's world” këndonte James Browni, “But it wouldn't be nothing, nothing, without a woman or a girl”. Pra, të fillojmë t’i përmendim gratë në komunikim, t’i korrigjojmë ligjet e rregulloret, formulat komunikuese etj, se gjërat që nuk thuhen, margjinalizohen, reduktohen, minimizohen e harrohen. Kjo duhet të bëhet botë e të gjithëve dhe nuk ka më kohë për t’u humbur

Makina, barka, rruga, toka, buka, kripa, gjella, lufta, beteja, arma, thika etj. janë të gjitha fjalë që kanë dy të përbashkëta, janë emra në gjininë femërore dhe përfaqësojnë gjëra, që burrat duan t’i dominojnë. Sado që të duket sipërfaqësore që gjinia gramatikore të ketë ndikim në mënyrën e të menduarit të folësve, për studiuesit një gjë është e qartë, parimi, që drejton gjuhën është: superioriteti i formave mashkullore ndaj atyre femërore dhe kjo vërehet edhe te gjuhët pa gjini gramatikore, si anglishtja etj. Studimet e shumta tregojnë se përsëritjet e pavetëdijshme të formave gjuhësore të bazuara në këtë parim përvetësohen dhe bëjnë që të fiksohet në mendësi pozicioni i forcës, i pushtetit, i mençurisë, largpamjes etj.

Ta marrim një shembull të thjeshtë te thënia: “Bekim Femiu është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë”, fjala aktor i përfshin edhe aktoret, por te thënia: “Katerina Josipi është nga aktoret më të mira shqiptare’” aktorët janë të përjashtuar, kjo i përket vetëm një grupi, grave. Katerina Josipi nuk është edhe një nga aktorët më të mirë të vendit.