Vështrime

Raison d’être e “Ballkanit të Hapur”

Në vend të një reagimi konceptualisht përmbajtjesor, mbështetur në ontologjinë me bërthamë të pastër, në sigurinë dhe gjeopolitikën e “Ballkanit të Hapur”, në Kosovë po shohim në vazhdimësi paraqitje mediokre fenomenologjike, që e përshkruan fenomenin ashtu siç shihet, pra që e sheh “Ballkanin e Hapur” si projekt serb dhe refuzon çdo pjesëmarrje në të. Me këtë përshkrim Serbisë së Vuçiqit i krijohet një terren tjetër shtesë për manovrim kundër Kosovës dhe ruhet pozicioni i status quosë, ky pozicion bonus dhe kjo dividendë politike serbe, që lideri serb me aq mjeshtëri i ka prodhuar dhe po i mirëmban me shumë mjeshtëri ditë e natë

Pas pranimit të Kroacisë në Bashkimit Evropian (BE) ka nisur të bëhet fjalë për atë që u cilësua si lodhje (“fatigue”) e BE-së me procesin e zgjerimit. Nuk u tha hapur, por bëhet fjalë për një rraskapitje momentale, jo vetëm lodhje, e konceptit gjeopolitik të BE-së, që vinte si pasojë e mungesës së një vizioni të qartë mbi rolin dhe pozitën e Evropës në marrëdhëniet ndërkombëtare, pas “Pranverës Arabe” dhe ngjarjeve që pasuan.

Fatigue-a e BE-së