Vështrime

Në pritje të kërkimfaljes

Si shqiptar, edhe pse thotë se nuk duhet jetuar në histori, do të duhej t’i kthehej historisë që nga pavarësimi i Shqipërisë për të ditur se shtetit serb nuk mund t’i besosh. Për më tepër, do të duhej të bënte lexim të masakrave të kryera nga Serbia në territorin shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore, e mbi të gjitha do të duhej ta mbante mend përjetë faktin se Mbretëria e Serbisë e kishte shpallur të veten Qarkun e Durrësit, ku kishte përfshirë Durrësin, Elbasanin, Lezhën e Tiranën. Do të duhej të kërkonte që dikush t’ia përkthente kartolinën me foton e dy ushtarëve serbë me flamurin e tyre e me Durrësin në prapavijë, ku thuhet “Përshëndetje nga bregdeti serb”

Si shqiptar, edhe pse thotë se nuk duhet jetuar në histori, do të duhej t’i kthehej historisë që nga pavarësimi i Shqipërisë për të ditur se shtetit serb nuk mund t’i besosh. Për më tepër, do të duhej të bënte lexim të masakrave të kryera nga Serbia në territorin shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore e mbi të gjitha do të duhej ta mbante mend përjetë faktin se Mbretëria e Serbisë e kishte shpallur të veten Qarkun e Durrësit, ku kishte përfshirë Durrësin, Elbasanin, Lezhën e Tiranën. Do të duhej të kërkonte që dikush t’ia përkthente kartolinën me foton e dy ushtarëve serbë me flamurin e tyre e me Durrësin në prapavijë, ku thuhet “Përshëndetje nga bregdeti serb”

Më në fund u certifikuan rezultatet e 17 tetorit – dhe me këtë edhe njëherë u dëshmua se e kemi një problem shumë serioz me numërimin e votave, i cili përsëritet në secilën palë zgjedhje. Të njëjtën ditë kur e mbajtëm ne rrethin e parë të votimeve, edhe Maqedonia mbante zgjedhjet e veta. Me shumë më shumë komuna seç ka Kosova, ajo rrethin e dytë e mbajti mbas dy javësh dhe tashmë dihen fituesit gjithandej, pra një javë pas votimeve të dyta.

Ne po hyjmë zyrtarisht në fushatën e balotazhit të hënën, dhe nesër një javë sërish do të dalim të votojmë. Ose nuk do të dalim, për të qenë më e saktë, ngase në rrethin e parë dolëm më pak se gjysma e votuesve. Ftesa e përhershme nga zgafella është që të dilet e të votohet për ta mbrojtur votën personale dhe për të mos lejuar keqpërdorime me të.