Vështrime

Vuçiqi nxit tensionet, pas Kosovës Bosnjë-Hercegovina në rend

Vuçiqi nxit tensionet, pas Kosovës Bosnjë-Hercegovina në rend
Foto: AP

Akti i ardhshëm është fundosja e mandatit të EUFOR-it në Bosnjë-Hercegovinë, në nëntor. E pritshme është të ketë më shumë turbulenca në Kosovë (mbase edhe në Mal të Zi), por BeH-ja është kriza e ardhshme rajonale. Bashkësia ndërkombëtare dhe akterët lokalë i kanë disa javë që të përgatisin një përgjigje kredibile, në rastin më të mirë

Vuçiqi do të vazhdojë t’i nxisë tensionet me Kosovën deri në fund të tetorit, mund edhe ta përshkallëzojë situatën prej ku është. Por këtë e bën me një sy në planin e ardhshëm të madh: planin e Serbisë që të fundosë mandatin e EUFOR-it në Bosnjë-Hercegovinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në nëntor. Dodiku tashmë po e përgatit terrenin për një krizë të sigurisë.

Kjo është duke u përgatitur tash e disa muaj. Ka shkruar për këtë gjatë verës. Jam i brengosur se zyrtarët dhe kryeqytetet e BE-së kanë bërë shumë pak për t’u përgatitur. Gjasat janë që Moska me sukses do të sabotojë mandatin. Çfarë ndodh më pas është çështje e vullnetit politik.