Vështrime

Këndellja shumë e ngadalshme

Politika e orientuar nga zhvatja na ka bërë shumë dëm. Dhe mënyra më e lehtë për ta goditur një popull e për ta nënshtruar është kur e lë analfabet dhe të paaftë për ta luftuar të keqen. Për më tepër, e bën pjesë të sistemit zhvatës, sipas të vjetrës, "nëse nuk mund ta luftosh, bashkoju!". E kjo është ajo çfarë na ka ndodhur për 20 vjet. Fatkeqësisht! Uroj të mos kalojnë edhe 20 të tjerë për t'u këndellur

Politika e orientuar nga zhvatja na ka bërë shumë dëm. Dhe mënyra më e lehtë për ta goditur një popull e për ta nënshtruar është kur e lë analfabet dhe të paaftë për ta luftuar të keqen. Për më tepër, e bën pjesë të sistemit zhvatës, sipas të vjetrës,

Dy vendime u morën javën e shkuar: një, që viti shkollor shtyhej edhe për dy javë, ndërkohë që me këtë rast mbylleshin edhe çerdhet e fëmijëve deri më 26 shtator. I dyti, që zgjedhjet nuk shtyheshin, për shkak të mungesës së qartë të bazës ligjore, si dhe mungesës së konsensusit mes partive politike.

Përderisa pushtetit i konvenonte që zgjedhjet të shtyheshin, opozita ishte kundër. Dhe në fakt, nuk kishte asnjë arsye të fuqishme që zgjedhjet të shtyheshin. Kishte shumë arsye të fuqishme që fushata me prezencë fizike të ndalohej, dhe këtu ka pasur bazë ligjore: Ligji për luftimin e pandemisë, që është ligj special e që i jep fuqi ministrit të Shëndetësisë që ta ndërmerrte një hap të këtillë.