Vështrime

"Auf Wiedersehen Open Balkan"

Shumë u tha dhe u analizua në lidhje me vizitën e kancelares Merkel, nga këndvështrime të ndryshme. Ajo që unë mund ta kuptoja ishte fakti se Vuçiqi ishte shndërruar në një politikan të saj të preferuar dhe simpatik, e zërat cinikë thonë se me përfundim të mandatit, ajo do të angazhohet si këshilltare e tij. Sigurisht se Gjermania do të dëshirojë që t’i mbrojë investimet, si dhe interesat e saj në Serbi, ku nëpërmjet këtyre investimeve ka punësuar më se 70 mijë njerëz. Loloja Edi Rama, si i patakt që është, zgjodhi pikërisht konferencën për shtyp me kancelaren Merkel që edhe njëherë t’i hidhej Kosovës mbi qafë, mbi projektin e tij dhe vëllait të vet Vuçiq, "Open Balkan". Në fakt, në prononcimin e kancelares Merkel, kur njeriu e lexon mesazhin e saj midis rreshtash të gjuhës së përdorur diplomatike ajo la të kuptohet se nuk mund të ketë edhe një projekt tjetër paralel përveç iniciativës së Berlinit. Me fjalë të urta diplomatike ajo ua bëri me dije Vuçiqit dhe Rampës “Open Balkanit” i “vdiq nana, e edhe baba”. 

Këtë vit, së paku ne në Londër, nuk mund të lavdërohemi se kishim ndonjë verë këndej pari. Edhe sikur t’i bësh bashkë të gjitha ditët me diell, nuk jam i sigurt se ato do ta kalonin një numër një shifror. Personalisht, këtë verë ngurrova që të shkoja në Kosovë, sepse e parandieja se do të kishte një fluks enorm të diasporës, gjë e cila edhe ndodhi. Planifikoja që në Kosovë të shkoja në muajin shtator, pasi që tollovitë sadopak t’i ktheheshin asaj përditshmërisë tipike kosovare.

Fatkeqësisht, edhe plani im që ta vizitoja Kosovën në shtator dështoi, pasi që, siç jemi në dijeni tashmë, COVID-19 kishte marrë hovin e tij më të madh me variantin Delta dhe numri i të infektuarve dhe i vdekshmërisë ishte tepër i lartë. Logjika më thoshte se do të duhesha të prisja për kohëra më të mira.