Vështrime

Mbushja e boshllëkut të financave mjedisore

Ky boshllëk ka pasur pasoja shkatërruese. Me fillimin e kësaj dekade bota kishte dështuar të arrinte të paktën një synim nga disa prej synimeve të Aichit të vitit 2010, projekt botëror për ruajtjen e biodiversitetit. Tani një plan tjetër është vënë në lëvizje

Nëse doni të kuptoni zgjedhjet politike, thuhet, “ndiqni paratë”. Frymëzuar nga kjo thënie, ne në The Nature Conservancy (në partneritet me Institutin Paulson dhe Qendrën Cornell Atkinson për Qëndrueshmërinë) i përdorëm numrat për të parë se sa do të kushtonte për të ruajtur biodiversitetin - larminë dhe bollëkun e jetës në Tokë.

Zbuluam se teksa bota shpenzon 124 deri në 143 miliardë dollarë në vit (që nga viti 2019) për aktivitetet ekonomike që përfitojnë nga natyra, ajo shpenzon shumë më tepër për aktivitetet që e dëmtojnë tokën. Për më tepër, për të mbrojtur dhe pastaj për të filluar restaurimin e natyrës ne duhet urgjentisht të mbyllim boshllëkun financiar vjetor nga 598 deri në 824 miliardë dollarë.