Vështrime

Berlini është i vendosur kundër nismës Open Balkan

Është e qartë se vizita e kancelares Merkel në rajon është e karakterit lamtumirës. Shumë gjatë, Qeveria gjermane ka qenë e përfshirë në proceset e Ballkanit Perëndimor, sidomos rreth dialogut Kosovë – Serbi, por edhe rreth anëtarësimit në BE të gjithë rajonit dhe bashkëpunimit rajonal përmes Procesit të Berlinit. E gjithë kjo është arsye e mjaftueshme për vizitën e kancelares Merkel, e cila gjatë viteve ka investuar kapital politik në kërkim të progresit në Ballkan.

Por, pasi kjo është vizitë lamtumirëse, mendoj se nuk duhet së tepërmi të analizohen mesazhet me të cilat Merkel erdhi dhe po përshëndetët. Në fakt, politika e ardhshme e Gjermanisë për Ballkanin do të përcaktohet varësisht nga ajo se çfarë do të prodhojnë zgjedhjet në Gjermani dhe se kush do të jetë kancelar apo kancelare.