Vështrime

Me mohuesit e gjenocidit nuk mund të ndërtohet “Ballkani i hapur” sipas shembullit të BE-së

Është kohë vere dhe përsëri në media, në mungesë të zhvillimeve tjera, ka zënë shumë vend nisma e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “Ballkanin e Hapur”. Në parim ky mund të shihet si një nismë e radhës e bashkëpunimit rajonal, krahas shumë syresh që ekzistojnë që nga viti 2000 dhe nga zhvillimi i Samitit të Zagrebit.

Vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë, Serbia i konsideron si shtete të cilave nuk ua konteston ekzistencën. Kosovën e mohon si shtet, në Bosnjë-Hercegovinë mbështet liderin e serbëve Milorad Dodig në veprimet e tij për shpërbërjen e këtij shteti. Serbia praktikisht, duke e krahasuar Kosovën me Republika Srpskan, e mohon edhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Sepse Kosova, e njohur apo jo nga Serbia, është shtet e Republika Srpska nuk është. Malin e Zi, Serbia e njeh si shtet, por dëshiron ta shndërrojë në një “Serbi të dytë”, që po e bën përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe partive pro-serbe e pro ruse në këtë vend. Dhe në kohën kur me Ramën e Zajevin, Vuçiqi ndërton “Ballkanin e hapur” Serbia mohon gjenocidin në Srebrenicë dhe flet për “botën serbe”

Është kohë vere dhe përsëri në media, në mungesë të zhvillimeve tjera, ka zënë shumë vend nisma e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “Ballkanin e Hapur”. Në parim ky mund të shihet si një nismë e radhës e bashkëpunimit rajonal, krahas shumë syresh që ekzistojnë që nga viti 2000 dhe nga zhvillimi i Samitit të Zagrebit.

Në atë samit u hap ajo që edhe sot quhet “perspektiva evropiane” dhe “Procesi i Stabilizim Asociimit”. Shumë nisma që nga atëherë kanë pasur suksese të konsiderueshme, por nuk kanë rezultuar as me zgjidhjen e problemeve kryesore në rajon e as në tejkalimin e së kaluarës dhe shërimin e plagëve nga e kaluara.