OpEd

Rasti i taksave për importim të karbonit

Për fillestarët, një tarifë kufiri e karbonit duhet të caktohet nga llogaria e kostos së përfitimit në favor të vendosjes së çmimit të “eksternalitetit” negativ ose dëmtimit të derdhjes - domethënë, përmbajtja e karbonit - në prodhimin e mallrave të importuara

Singapor - Vënia e taksave për përmbajtjen e karbonit në importe, siç planifikojnë ta bëjnë Bashkimi Evropian dhe Qeveria e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, mund të ndihmojë në prishjen e trendit në rritje të emetimeve globale të gazeve serrë. Por politikëbërësit duhet t’i zbatojnë tarifat e tilla në mënyrën e duhur.

Duke u përqendruar në emetimet e lidhura me konsumin, sesa vetëm në prodhimin e brendshëm, taksat e tilla do të synonin afërsisht një të pestën e emetimeve të lidhura me importin, që përjashtohen zakonisht nga llogaritjet e kontributeve të përcaktuara në shkallë vendi të vendeve sipas Marrëveshjes së klimës së Parisit më 2015. Ato gjithashtu do të ishin në kohën e duhur, duke pasur parasysh divergjencën në rritje mes emetimeve të bazuara në konsum dhe prodhim. Për shembull, që nga viti 1990, emetimet e bazuara në prodhim në SHBA janë rritur me 3 për qind, ndërsa emetimet e bazuara në konsumin e vendit u rritën për 14 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Tarifat e karbonit nuk janë masa tregtare proteksioniste; qëllimi është të zvogëlohet përmbajtja e karbonit në importe. Por trajektorja e ndryshimit klimatik nuk lë hapësirë ​​për gabime në politikat e zvogëlimit të emetimeve. Suksesi i hapave fillestarë të BE-së dhe SHBA-së për t’i futur taksat e kufirit të karbonit është thelbësor, sepse këto masa do të shërbejnë si model për të tjerët. Në veçanti, politikëbërësit duhet t’i marrin parasysh disa parime thelbësore që duhet të rregullojnë taksat e tilla.

Për fillestarët, një tarifë kufiri e karbonit duhet të caktohet nga llogaria e kostos së përfitimit në favor të vendosjes së çmimit të “eksternalitetit” negativ ose dëmtimit të derdhjes - domethënë, përmbajtja e karbonit - në prodhimin e mallrave të importuara. Në përgjithësi, taksat e importit, për t’i mbrojtur industritë vendëse, rrisin koston e prodhimit dhe e dëmtojnë mirëqenien e konsumatorëve. Kurse tarifat e importit, që ulin emetimet e dyoksidit të karbonit, do ta përmirësonin mirëqenien globale, me këto fitime që tejkalojnë humbjet nga frenimi i tregtisë. Tarifat e karbonit nuk duhet të perceptohen si pjesë e një lufte tregtare, por më tepër si kontribuuese në çmimet bashkëpunuese të një aktiviteti të dëmshëm shoqëror.

Kjo do të thotë që politikëbërësit duhet ta mbajnë nën vëzhgim qëllimin kryesor të këtyre taksave. Ata duhet të hartojnë tarifa për ta rregulluar përmbajtjen e karbonit në mallrat e importuara, në vend se t’i mbrojnë industritë vendëse ose t'u sigurojnë atyre një subvencion të nënkuptuar. Tarifat duhet të përqendrohen në emetimet e mishëruara në importe, jo në disavantazhin e kostos së industrisë vendëse ose gjasat e zhvendosjes së prodhimit jashtë vendit.

Për këtë arsye qeveritë nuk duhet t’i përdorin kurrë tarifat e karbonit si instrumente të paqarta për t’i goditur importet. Për shembull, bllokimi i importeve të çelikut nga Kina ose India është një mënyrë e vrazhdë dhe e kushtueshme për t’i zvogëluar emetimet e atyre vendeve, krahasuar me një tarifë për karbonin që i motivon eksportuesit të kalojnë në metoda prodhimi që e ndotin ambientin më pak.

Efekti i tarifës së karbonit në emetime në vendin eksportues varet nga aftësia e këtij vendi për t’i devijuar eksportet e tij në tregjet e tjera. Për t’i shtuar përfitimet globale mjedisore, është e rëndësishme që sa më shumë vende të jenë pjesë e regjimit të ri tarifor. Për shkak se disa vende importuese, si Gjermania dhe Kanadaja, si dhe disa shtete të SHBA-së, kanë taksa të brendshme të karbonit ose sisteme të tregtimit të karbonit, synim mund të jetë përafrimi i tarifave të importit të karbonit me këto instrumente të vendosjes së çmimit të karbonit.

Në fakt, ekziston një lidhje sinergjike midis një tarife kufiri karboni, një takse të brendshme të karbonit dhe kredive të karbonit vendës dhe ndërkombëtarë, tri mjeteve të orientuara drejt tregut për zvogëlimin e karbonit. Ndërsa taksat e brendshme të karbonit ose kreditë e karbonit (ose të dyja) ndihmojnë në uljen e emetimeve të dyoksidit të karbonit, tarifa efektive e importit do t’i largonte, sepse importet do të përmbajnë më pak karbon.

Hekuri, çeliku dhe produktet e naftës janë importet më intensive të karbonit, kurse Kina, Rusia dhe India eksportojnë hekurin dhe çelikun më intensiv të karbonit. Importuesit kryesorë në këtë kategori janë Kina, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja. Por burimet e tyre të furnizimit janë të larmishme: eksportuesit kryesorë të hekurit dhe çelikut në SHBA janë Kanadaja, Brazil dhe Meksika. Importuesit kryesorë të produkteve shumë ndotëse kanë njëfarë fuqie monopsoni. Pra, kuptohet që këto vende do t’i vendosin të parat tarifat e karbonit, më pas importuesit e tjerë ta ndjekin shembullin.

Logjika e tarifës së karbonit, që është në shqyrtim, në SHBA është e ngjashme me atë të normës globale të taksës së të ardhurave të korporatave, për të cilën vendet e G7-s ranë dakord së fundmi. Ashtu si norma minimale e propozuar synon ta parandalojë shmangien e taksave nga korporatat shumëkombëshe, tarifat e karbonit nga Biden do të përpiqen ta parandalojnë “shpëlarjen e gjelbër” që mund ta dëmtojë kalimin e SHBA-së dhe Evropës në mbrojtjen e klimës.

Në planin e BE-së dhe në mendimet e Bidenit, detyrimet e importit të karbonit do t’i plotësonin taksat e karbonit të brendshëm ose kreditë e karbonit dhe do t’i ndihmonin ekonomitë të kalonin në një mjedis më të gjelbër. BE-ja ka kohë që synon ta vendosë veten si udhëheqëse ndërkombëtare të klimës. Po kështu, një sinjal i fortë nga SHBA-ja, që synon t’i zvogëlojë emetimet e dyoksidit të karbonit të lidhura me tregtinë, mund të jetë globalisht i rëndësishëm dhe të ndihmojë në çimentimin e reputacionit në rritje të Bidenit si një president që bën gjëra të mëdha.

Ed Araral është profesor i asociuar në Shkollën e Politikave Publike Lee Kuan Yew të Universitetit Kombëtar të Singaporit. Vinod Thomas është profesor vizitor në Shkollën e Politikave Publike Lee Kuan Yew të Universitetit Kombëtar të Singaporit. (Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”)