OpEd

Si të arrijmë neutralizimin e karbonit

Rregullat për zvogëlimin dhe heqjen e kreditimit, të financuara përmes tregjeve ndërkombëtare të karbonit drejt zotimeve për neutralizim të karbonit prej blerësve, duhet ta parandalojnë vendnumërimin. Rikuperimi postpandemik paraqet një mundësi të rrallë për t’i përshpejtuar veprimet klimatike. Bota mund të rindërtohet në një mënyrë që, jo vetëm e transformon shpejt dhe e dekarbonizon ekonominë globale, por edhe promovon prosperitet, ringjallje dhe shumë më shumë drejtësi

Shkenca e tha troç: për t’i shmangur efektet më të dëmshme të ndryshimit klimatik, bota duhet t’ia dalë që të mos ketë emetime të gazeve serrë deri kah mesi i shekullit. Kjo do të thotë se duhet të ulen emetimet e gazeve serrë, që shkaktohen nga njerëzit, deri në nivelet më të ulëta të mundshme dhe të balancohen gazet e tjera të mbetura, duke e larguar përfundimisht një masë ekuivalente të gazeve serrë nga atmosfera. Më pas bota duhet të na sigurojë që largimi i gazeve serrë do t’i tejkalojë emetimet.

Në mënyrë që të arrihet neutralizimi i karbonit duhet të ketë transformim thelbësor të energjisë globale dhe sistemeve industriale, transportit dhe infrastrukturës, po ashtu edhe agrikulturës, pylltarisë dhe shfrytëzimit të tokës. Këta 10-15 vjetët e ardhshëm janë vendimtarë. Edhe pse bota ka shumë synime klimatike afatgjata, asaj i mungojnë strategjitë për t’i realizuar investimet, dhe ligjet e duhura.

Për më tepër, reduktimi efektiv dhe i qëndrueshëm i emetimeve duhet gjithashtu të kontribuojë në zhvillimin e gjerë ekonomik, duke i mbrojtur punëtorët, komunitetet vendore dhe të drejtat e njeriut. Bota nuk duhet ta arrijë neutralizimin e karbonit në kurriz të grupeve të ndjeshme, por në një mënyrë që siguron transicion për to.

Lajmi i mirë është se shumë shtete, udhëheqës të bizneseve dhe investitorë janë duke vepruar. Që nga qershori i 2021-s, Bashkimi Evropian dhe 31 shtete janë zotuar zyrtarisht për objektiva për neutralizimin e karbonit dhe më shumë se 100 shtete të tjera i kanë propozuar ose po i shqyrtojnë. Pothuajse 1.500 korporata të mëdha kanë përcaktuar objektiva të emetimeve të bazuara në shkencë. Dhe 160 banka, menaxherë të pasurive dhe pronarë të pasurive – që të gjithë së bashku kanë pasuri me vlerë më shumë se 70 trilionë dollarë - janë zotuar ta arrijnë neutralizimin e karbonit deri në vitin 2050.

Sfidë tani është që të realizohen zotimet për neutralizim të karbonit me objektiva të qarta dhe të ndërmjetme të verifikueshme. Një strategji efektive, siç është ajo e rekomanduar nga Task-forca e Koalicionit të Lidershipit të Çmimeve të Karbonit nga Banka Botërore për Neutralizimin e Karbonit - që përfaqëson qeveritë e vendeve, sektorin privat dhe shoqërinë civile dhe të bashkëkryesuar nga ne - duhet të përfshijë masa të forta mbrojtëse për të siguruar llogaridhënie dhe transparencë.

Task-forca vë në pah se si caktimi i çmimeve të karbonit mund të ndihmojë për t’ua dhënë përpjekjeve të sektorit publik dhe privat nivelin e ambicies së nevojshme, për ta arritur neutralizimin e karbonit. Megjithëse caktimi i çmimeve të karbonit - përfshirë përmes sistemeve të tregtimit të emetimeve (ETS), taksave të karbonit dhe tregjeve ndërkombëtare të karbonit - nuk është punë e lehtë, ai mund të jetë mjet i fuqishëm në avancimin e një transicioni të gjelbër.

Paneli ynë identifikoi disa faktorë që mund të nxisin punë efektive për t’i arritur objektivat e neutralizimit të karbonit. E para janë planifikimi dhe transparenca. Objektivat afatshkurtra dhe afatmesme të përcaktuara qartë (5-15 vjet) janë të nevojshme për t’i identifikuar dhe për t’iu dhënë përparësi transformimeve specifike sektoriale dhe teknologjike që kërkohen dhe për të nxitur veprime të menjëhershme dhe investime. Qeveritë dhe sektori privat gjithashtu duhet që secili të miratojë objektiva të veçanta për uljen dhe heqjen e emetimeve. Kjo do ta shtonte llogaridhënien, duke mundësuar vlerësimin e secilit komponent, ndërsa një metrikë e përzier e progresit mund t’i fshehë përpjekjet e pamjaftueshme për t’i ulur emetimet.

Faktori i dytë është vendosja e çmimeve të përshtatshme të karbonit brenda një pakoje më të gjerë për zhvillimin e gjelbër. Edhe kur miratimi i çmimeve të qarta të karbonit është i vështirë, qeveritë dhe firmat duhet të promovojnë çmime të brendshme kur vlerësojnë vendimet e investimeve. Ky mjet është thelbësor për t’i mbështetur investimet e duhura dhe mundësitë e infrastrukturës, kur zbatoni strategjitë e përgjithshme dhe të bazuara në sektorin e neutralizimit të karbonit.

Por vetëm çmimet e karbonit nuk mund të bëjnë asgjë; ka nevojë për ligje komplementare, për t’i ulur emetimet në disa sektorë. Standardet e efikasitetit – duke marrë parasysh energjinë në ndërtesa apo karburantet në vetura – mund të jenë më efektivë në uljen e emetimeve në industritë që nuk janë përgjegjëse për sinjalet e çmimeve të karbonit, apo ku monitorimi dhe kontrollimi i burimeve të emetimit janë të vështirë. Subvencionet apo investimet afatshkurtra të qeverive në studime dhe zhvillim mund të jenë të përshtatshme për ta mbështetur transformimin teknologjik në sektorët ku opsionet e reduktimit të emetimeve nuk ekzistojnë apo janë posaçërisht të shtrenjta.

Qeveritë gjithashtu mund t’i shfrytëzojnë ligjet komplementare për ta zvogëluar çfarëdo efekti negativ të çmimeve të karbonit në grupe të caktuara dhe të ndihmojnë që investimet dhe përfitimet klimatike të shpërndahen barabartë. Të ardhurat nga taksat e karbonit ose ankandet e lejimit të emetimeve mund t’i financojnë investimet klimatike në komunitetet e ndjeshme, në trajnimet për punë ose transferime parash, për ta kompensuar rritjen e çmimeve të energjisë, produkteve dhe shërbimeve.

Së treti, çmimet e karbonit duhet të jenë shumë më të larta sesa që janë tani dhe të rriten me kalimin e kohës, në mënyrë që t’i japin hov reduktimit dhe largimit që kërkohet, për t’u arritur neutralizimi i karbonit. Kjo vlen për përdorimin e çmimeve të brendshme të karbonit, si dhe për çmimin e karbonit nën një taksë në vendet që përdorin këto skema.

Së katërti, në një botë ku të gjitha shtetet po përpiqen ta arrijnë neutralizimin e karbonit, tregjet ndërkombëtare të karbonit mund të luajnë rol vendimtar në rritjen e ambicies së blerësve dhe shitësve. Por qeveritë dhe bizneset duhet t’i ulin shumë, para se të investojnë në ulje dhe largim gjetkë. Çdo investim që ata bëjnë në kreditë e karbonit duhet t’i plotësojë, jo t’i zëvendësojë, përpjekjet e tyre për uljen e emetimeve.

Tregjet ndërkombëtare të kreditit mund t’i mbështesin investimet në reduktimin transformativ të emetimeve dhe teknologjive larguese në shtetet e zhvilluar. Investimet kreditore duhet të ndihmojnë që të mbrohen mjediset vendore dhe të sigurojnë që të blihet nga komunitetet e ndjeshme dhe të prekura.

Modelet e reja për tregjet kombëtare të karbonit, ku hyjnë këto objektiva të gjera veçse kanë filluar. Një shembull i tillë është Koalicioni LEAF (Ulja e emetimeve duke përshpejtuar financat e pyjeve). Mbështetur nga një numër qeverish dhe kompanish, LEAF-i siguron tregje konvencionale të karbonit me parmakë shtesë nga kërkesat dhe furnizimi, përfshirë mbrojtjen e komuniteteve vendore.

E fundit, masat rigoroze, raportimi dhe vëzhgimi i vazhdueshëm i uljes dhe largimit të emetimeve janë vendimtare për të siguruar përgjegjësi në lidhje me zotimet dhe përfitimet reale për atmosferën.

Rregullat për zvogëlimin dhe heqjen e kreditimit, të financuara përmes tregjeve ndërkombëtare të karbonit drejt zotimeve për neutralizim të karbonit prej blerësve, duhet ta parandalojnë vendnumërimin. Të njëjtat emetime nuk mund të llogariten në përpjekjet për neutralizim të karbonit të blerësve dhe shitësve.

Rikuperimi postpandemik paraqet një mundësi të rrallë për t’i përshpejtuar veprimet klimatike. Bota mund të rindërtohet në një mënyrë që, jo vetëm e transformon shpejt dhe e dekarbonizon ekonominë globale, por edhe promovon prosperitet, ringjallje dhe shumë më shumë drejtësi.