Lidhur me deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në lidhje me dialogun në Bruksel
Disa vjet më parë, gjatë debatit më të gjerë në Qeveri, në Kuvend dhe në media në Republikën e Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi botova një artikull në disa media në të dyja gjuhët - boshnjake dhe shqipe - me titull: "Është e nevojshme për boshnjakët e Kosovës të marrin pjesë në procesin e dialogut".
Ndërkohë, si përfaqësues të zgjedhur të komunitetit kombëtar boshnjak nga koalicioni Vakat, të angazhuar në institucionet e Republikës së Kosovës, ne kërkuam me shkrim dhe me shpjegime të drejtpërdrejta nga kryeministri i atëhershëm Haradinaj dhe nga Zyra e BE-së pjesëmarrjen tonë në dialog.
Ne gjithashtu ia bëmë sugjerimet tona edhe kryeministrit Avdullah Hoti rreth disa detajeve (të publikuara) nga dialogu gjatë mandatit të shkurtër të Qeverisë së mëparshme.
Në fillim, gjatë mandatit të lartpërmendur të Qeverisë së kryeministrit Haradinaj, në parim u shpreh vullneti i mirë për të pranuar pjesëmarrjen edhe të boshnjakëve në dialog.
Por, pak më vonë në Kuvend, projektligji nuk e parashikoi atë, kështu që vetëm ndërhyrja dhe kërkesa jonë (nga partia DSB - Vakat koalicioni) e drejtpërdrejtë te kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, dhe deputeti i Vakatit, Bahrim Shabani - i cili në atë moment ishte deputeti i 61-të për kuorumin e nevojshëm për të votuar Ligjin për delegacionin shtetëror për dialog - në momentin e fundit kërkesa jonë u miratua dhe në tekstin ligjor në lidhje me përbërjen e delegacionit u shtua dhe u votua edhe fjala: "... dhe një përfaqësues i komunitetit boshnjak".
Ky ligj u shpall më vonë nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues, por ajo që ka rëndësi është se çfarë është arritur.
Pra, u arrit që udhëheqja politike e atëhershme e Kosovës të kuptonte nevojën për t’i përfshirë boshnjakët në dialog, për arsyen e thjeshtë se nuk ishte ndonjë nga kërkesat tona të tilla si "hajde Alija, le të ketë më shumë ushtarë!", por për shkak të nevojave specifike, ndër të tjera, për të drejtat e pafavorshme dhe të rrezikuara të anëtarëve të komunitetit boshnjak në komunat në veri të Kosovës.
Le të përkujtojmë se atje ka disa vrasje dhe plagosje të rënda të boshnjakëve ende të pazbuluara që nga viti 2010, dhe pak më vonë. Atje boshnjakët nuk kanë as të drejtë të arsimit në gjuhën amtare, ndërsa një numër i madh i tyre në ndërkohë u vendosën në Novi-Pazar, Sarajevë ose, shumica e tyre në diasporë, veçanërisht ata që dikur jetonin në komunat e Mitrovicës, në Leposaviq.
Në atë pjesë të Kosovës, pakica e popullit boshnjak kërcënohet gjithashtu me liri të shprehjes - në kuptimin e plotë të fjalës, për të mos përmendur votimin e lirë, i cili kontrollohet drejtpërdrejt në të gjitha zgjedhjet e kaluara, veçanërisht në ato të fundit.
Në këtë drejtim është e nevojshme që kryeministri i Kosovës dhe ndërmjetësuesit e BE-së, SHBA-së dhe ambasadat të komunikojnë me të gjithë përfaqësuesit e boshnjakëve, veçanërisht ata që janë fitues në zgjedhje në komunitetin boshnjak.
Po ashtu të ndihmojë institucionet dhe individët kompetentë boshnjakë për të bërë një studim të shkurtër që do të japë realisht një prerje të tërthortë të situatës kombëtare, politike dhe juridike të popullatës boshnjake në këto katër komuna në veri, nga hyrja e KFOR-it në Kosovë në qershor 1999 deri më sot.
Teksti i studimit duhet gjithashtu të ofrojë propozimet për zgjidhje, në përputhje me qëllimet nacionale të përgjithshme boshnjake, Kushtetutën e Kosovës dhe praktikën pozitive.
Në lidhje me këto katër pika, të cilat u theksuan nga kryeministri i Kosovës z. Kurti, propozuar delegacionit serb, menjëherë pas takimit në Bruksel, më 15 qershor, është interesante, ndër të tjera (për ne boshnjakët dhe komunitetet e tjera joshumicë), propozimi që ''të formohet një këshill kombëtar i komunitetit serb…"
Pra, ka diçka për të “ndjekur”, dhe për të marrë pjesë në dialog edhe nga komuniteti boshnjak.
Natyrisht, pjesëmarrja e boshnjakëve në dialog nuk nënkupton që ata të janë të pranishëm drejtpërdrejt me kryeministrin e Kosovës dhe shoqëruesit e tij në Bruksel ose diku tjetër, por është e rëndësishme që ata të përfshihen rregullisht dhe të informohen nga përfaqësuesit e Kosovës.
Dëshiroj të përmend edhe një herë: legjitimiteti për këtë pjesëmarrje në emër të boshnjakëve të Kosovës është mbi të gjitha tek ata që u zgjodhën nga ky popull i pakicës me shumicë votash (dhe në zgjedhjet e fundit.)
(Kjo vërejtje është e rëndësishme, sepse ne boshnjakët e dimë se para vitit 1999, “disa përfaqësues” kanë qenë të “zgjedhur” “nga atje”, që është një rrezik real edhe tani të “zen zeri” për komunitetin boshnjak dikush pa vullnetin e popullit).
Përndryshe, interesi i përgjithshëm kombëtar boshnjak është që as pozicioni i tyre dhe as pozita e komuniteteve të tjera joshumicë, në Kushtetutën dhe ligjet përkatëse të Republikës së Kosovës - thelbësisht nuk duhet të ndryshohen në rast të “hapjes” së Kushtetutës së Republikës së Kosovës ose në rast të ndryshimit të dispozitave të disa ligjeve, të cilat janë interes i veçantë për komunitetet joshumicë.
Dhe në rastin e “hapjes” së Kushtetutës, ajo që disa nga ne boshnjakët kemi kërkuar dhe çfarë deputetët aktualë duhet të kërkojnë në emër të këtij komuniteti - është të korrigjohet gabimi në nenin 5 të Kushtetutës dhe të shkruhet gjuha boshnjake e treta me radhë, e jo e katërta, siç është tani!
Ky ishte një nga lëshimet kryesore të deputetëve të atëhershëm boshnjakë në vitin 2008 gjatë miratimit dhe votimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, d.m.th. një procedurë shumë e pasaktë e atyre të tjerëve që ia lanë përparësi gjuhës turke me atë draft- Kushtetutë.
Në këtë rast, përveç padrejtësive që shpesh bëhen ndaj gjuhës boshnjake, d.m.th. ndaj boshnjakëve, në rendin gjuhësor të botimit të disa dokumenteve zyrtare ose mbishkrimeve (me "justifikimin me shkronjën e Kushtetutës"), ekziston një kontradiktë në Kushtetutë, cila mund të jetë edhe dëshmi e abuzimit në "justifikimin" e përmendur, sepse, përveç faktit që gjithmonë dihej që boshnjakët janë më të shumtë se turqit në Kosovë, një nen tjetër i Kushtetutës qartë konfirmon këtë që e kanë ditur edhe hartuesit e Kushtetutës - përmes nenit ku caktohet numri e vendet të rezervuara/garantuara, ku thotë - tre (3) për komunitetin boshnjak dhe dy (2) deputetëve për komunitetin turk. (?!)
Gjithashtu, pak më herët se vitin e miratimit të Kushtetutës, një lëshim i madh u bë nga përfaqësuesit e atëhershëm boshnjakë gjatë miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ku vetëm gjuhës turke iu dha statusi i gjuhës "tradicionale" dhe vetëm për Komunën e Prizrenit, që është e mirë, sepse kjo për pasojë bëri një privilegj ligjor qe të mos merret parasysh numri i popullsisë së këtij komuniteti prej pesë (5) për qind, për njohjen e statusit zyrtar të gjuhës turke në Komunën të Prizrenit.
Gjegjësisht, kishte vend për regjistrimin e gjuhës boshnjake si "tradicionale", jo vetëm për Komunën e Prizrenit, por edhe në komuna të tjera, veçanërisht për Mitrovicën, e cila është një destinacion i njohur historik edhe për popullin boshnjak.
Për këtë status të pafavorshëm të gjuhës boshnjake duhet të bëhen përpjekje për ta ndryshuar atë në një drejtim pozitiv, në rast të një propozimi për ndryshimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili normalisht kërkon vota nga deputetët e popullit shumicë, shqiptarëve, dhe bota nga një numër të komunitetit joshumicë, pra, edhe nga tre deputetët në vendet e garantuara boshnjake.
Meqenëse përmendëm Mitrovicën, si një nga qytetet ku boshnjakët dhe shumica e popullit shqiptar kanë qenë të pranishëm me shekuj, ndryshe nga disa komuna të tjera në Republikën e Kosovës - ku statutet e tyre rregullojnë përdorimin e gjuhës boshnjake në përputhje me ligjin, gjuhën boshnjake në statutin komunal në pjesën jugore të Mitrovicës, ku shumica shqiptare është e padiskutueshme, ende nuk ka një status të qartë ligjor të “gjuhës në përdorim”, megjithëse ne e kemi theksuar këtë disa herë!
Gjithashtu, boshnjakët e Kosovës nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga decentralizimi i Komunës, posaçërisht Reçanë, i cili premtohet dhe shtyhet nga të gjitha qeveritë e Kosovës nga viti 2008 e tutje, sepse, për fat të keq për boshnjakët, kjo çështje u shmang që të përfshihej drejtpërdrejt në Planin e presidentit Ahtisaari, në Vjenë, e cila ishte baza e rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës.
Dhe ajo kërkesë e rregullt boshnjake për decentralizim - e cila është legale, legjitime dhe jetike, nga pala boshnjake nuk kishte as nuk ka asgjë me formimin ose jo të “asociacioneve të komunave” të askujt.