Vështrime

Diplomacia – “Me neve apo me arushën?”

Në vazhdën e lansimit të balonave të Kapadokias dhe matjes së pulsit politik në Kosovë, përveç disa non-paperëve të cilët na u lajmëruan më herët me "mungesë autorësh", tani vijnë disa të ashtuquajtura iniciativa nga ana e presidentit francez, Macron, ku thuhet se qytetarëve të Kosovës do t’u garantoheshin lëvizja e lirë me heqjen e vizave, si dhe pranimi i shtetit të Kosovës nga ana e Greqisë në këmbim për autonominë e veriut të Kosovës, si dhe eksterritorialitetit të kishave serbe!!! Këso lloj kushtëzimesh pikësëpari nuk e bëjnë serioze qasjen e asnjë burrështetasi e aq më pak të Bashkësisë Evropiane nëse edhe ajo mendon që të vazhdojë këtë lloj qasjeje ndaj zgjidhjeve të problemeve të fjetura midis Kosovës dhe Serbisë

Në vazhdën e lansimit të balonave të Kapadokias dhe matjes së pulsit politik në Kosovë, përveç disa non-paperëve të cilët na u lajmëruan më herët me

E dini atë ndjenjën e cila iu përshkon kur për shembull blini një palë këpucë të bukura e të shtrenjta dhe me emër nga ndonjë prodhues i njohur i tyre, dhe ato ta shtrëngojnë këmbën dhe nuk ndien aspak komoditet. Vazhdon që të ecësh dhe bën sikurse asgjë nuk po ndodh.

Pritshmëritë e tua ishin të mëdha, pasi që ato janë këpucë me emër e edhe çmimin e kanë të lartë. Në këmbë për shkak të fërkimeve të forta dhe të shpeshta shfaqen edhe flluskat e para nën pjesën e epërme të lëkurës, të cilat ashtu mbushen me një lloj lëngu trupor. Ato shkaktojnë edhe dhimbje, edhe humbje të komoditetit të këmbës dhe të të ecurit, posaçërisht me ato këpucë.