Vështrime

Pse duhet të jemi zë i paqes?

1.

Kosova nuk mund të jetë pjesë e narracionit të tifozërisë në konfliktin izraelito-palestinez

1.

U bë më shumë se një javë që lexoj porosi të ndryshme publike të njerëzve që njoh lidhur me konfliktet e ripërsëritura në Izrael e territore të pushtuara palestineze dhe shënova së paku tri narracione të ndryshme. I pari ishte thjeshtësimi, madje thjeshtësimi deri në banalitet, i cili mbase del në pah në kulturën e re të rrjeteve sociale që shumë shpejt kalojnë prej shprehjes së mendimit në taborre tifozërie. Me shpejtësi të madhe, Izraeli në aksionet e fundit bëhet “i miri” mbase sepse është shtet i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është aleati kryesor në regjion i shpëtimtarëve të Kosovës, SHBA-së, ndërsa palestinezët janë “të këqijtë”, sepse përfaqësuesit e tyre politikë e kanë përkrahur Serbinë në konfliktin me Kosovën.