OpEd

Futbolli e shtyn kapitalizmin t’i kalojë kufijtë

Javën e kaluar, evropianët ua kanë treguar kartonin e kuq biznesmenëve – dhe financave të tyre – që provuan ta vjedhin lojën e bukur. Një koalicion i fuqishëm i konservatorëve, majtistëve dhe nacionalistëve, duke bashkuar veriun dhe jugun e Evropës, ka lulëzuar për ta kundërshtuar një marrëveshje të fshehtë mes pronarëve të klubeve më të pasura të futbollit në kontinent, për të formuar një të ashtuquajtur Superligë

Evropa ka zbuluar rubikonin e saj të moralit, fronti përtej të cilit komoditeti bëhet i patolerueshëm. Vetëm sa është vendosur, sa është shlyer vija në rërë që evropianët refuzojnë ta kalojnë.

Jemi përkulur para bankierëve që pothuajse e kanë shkatërruar kapitalizmin, duke i liruar në shpenzimet e qytetarëve tanë më të dobët. I kemi mbyllur sytë para evazionit të taksave të korporatave dhe shitjeve të mëdha të pasurive publike. E pranuam si diçka natyrale varfërimin e shëndetit publik dhe sistemeve të arsimit, dëshpërimin e punëtorëve pa kontrata, kuzhinat e supave, largimin nga shtëpitë dhe nivelet e paimagjinueshme të pabarazisë.

Por një plan që do t’i jepte fund futbollit që e njohim? Kurrë.

Javën e kaluar, evropianët ua kanë treguar kartonin e kuq biznesmenëve – dhe financave të tyre – që provuan ta vjedhin lojën e bukur. Një koalicion i fuqishëm i konservatorëve, majtistëve dhe nacionalistëve, duke bashkuar veriun dhe jugun e Evropës, ka lulëzuar për ta kundërshtuar një marrëveshje të fshehtë mes pronarëve të klubeve më të pasura të futbollit në kontinent, për të formuar një të ashtuquajtur Superligë. Për pronarët – përfshirë një oligark rus, një mbret arab, një biznesmen kinez në pension dhe tre amerikanë të fuqishëm në sport – veprimi dukej qartazi se ishte financiar. Por, nga këndvështrimi i publikut evropian, ishte kashta e fundit.

Sezonin e kaluar, 32 klube që ishin kualifikuar për të luajtur në Ligën e Kampionëve në Evropë, kishin ndarë 2 miliardë euro të ardhura nga të drejtat televizive. Por gjysma e klubeve, ekipet si Real Madridi dhe Liverpooli, tërhoqën pjesën e madhe të audiencës televizive evropiane. Pronarët e tyre e kishin vërejtur se fitimi do të rritej kryesisht duke organizuar më shumë derbi mes Liverpoolit dhe Real Madridit, sesa ndeshje që do të ishin nga ekipet më të dobëta nga Greqia, Zvicra dhe Sllovakia.

Dhe kështu lindi edhe propozimi i Superligës. Në vend se të ndahen 2 miliardë euro mes 32 klubeve, 15 klubet më të mira llogaritën se mund t’i ndanin 4 miliardë euro me njëri-tjetrin. Për më tepër, duke e krijuar një treg të mbyllur, me të njëjtat klube çdo vit, pavarësisht se sa mirë do të shfaqeshin në ligat e tyre kombëtare, Super Liga do ta largonte rrezikun kolosal financiar me të cilin ballafaqohen të gjitha klubet sot: dështimin për t’u kualifikuar vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Nga këndvështrimi i një financieri, përjashtimi i të dobëtëve dhe formimi i një aleance të mbyllur ishte hapi i ardhshëm logjik në një proces që kishte filluar shumë kohë më parë. Kjo marrëveshje do t’i katërfishonte burimet e të ardhurave dhe do ta largonte rrezikun, duke i shndërruar ato burime në pasuri të siguruar. A po ndoshta “JPMorgan Chase” ka nxituar për ta financuar marrëveshjen me një ofertë të artë prej 300 milionë eurosh për secilin prej 15 klubeve që janë pajtuar për të dalë nga Liga e Kampionëve?

Përderisa saga e Brexit-it zgjati me vite të tëra, kjo përpjekje e fundit për t’u shkëputur u shua brenda dy ditësh. Çfarëdo qoftë logjika financiare prapa SuperLigës, krijuesit e saj kishin dështuar ta merrnin parasysh një fuqi të paprekshme, mirëpo të parezistueshme: bindjen e shpërndarë në mesin e fansave, lojtarëve, trajnerëve, komuniteteve dhe tërë shoqërive se ata dhe jo biznesmenët, janë pronarët e vërtetë të Liverpoolit, Juventusit, Barcelonës dhe ekipeve të tjera.

Dhe kush mund t’i fajësojë pronarët që nuk e kanë vërejtur se do të ndodhë kjo? Askush nuk ka protestuar kur i pluskuan fitimet e klubeve të tyre në shkëmbimet e tregut përkrah “McDonald’s” dhe “Barclays”. Për vite radhazi, fansat kanë shikuar në mënyrë pasive se si oligarkët derdhnin miliarda në disa klube kryesore, duke e zhdukur tërë garën e vërtetë, duke i mbushur listat e tyre me lojtarët më të mirë në botë.

Por, përderisa publiku evropian mund të toleronte që probabiliteti që një i dobët të fitonte ndonjëherë diçka kishte rënë afër zeros, Super Liga do ta shfrytëzonte zyrtarisht mundësinë për pjesën e mbetur të punës. Rritja e përfitimeve tani do të thoshte zgjerim zyrtar të mundësisë madje edhe për të ëndërruar se një ekip i dobët si Stoke City apo Panionios nga Greqia do të mund ta fitonin një ditë kupën e Ligës së Kampionëve. Eliminimi i tërësishëm i shpresës, sado që kapitalizmi i largët e kishte ndryshuar atë, siguroi shkëndijën që e shtyu oligarkinë e futbolli që të ngecë për t’i arritur objektivat e saj.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe biznesmenët cinikë të sportit e kuptojnë se kapitalizmi i tregut të lirë e ngulfat garën. Liga Amerikane Kombëtare e Futbollit është shembulli i përkryer i garës agresive, dhe jo vetëm për shkak se lojtarët e suksesshëm e sakrifikojnë shëndetin e tyre për pasuri dhe për një goditje në ndeshje në “Super Bowl”. Po, Liga Amerikane ka shpirt garues për shkak se vendos një shumë të caktuar parash, kurse ekipet më të dobëta e kanë të garantuar që t’i zgjedhin lojtarët më të mirë. Kapitalizmi amerikan e ka sakrifikuar tregun e lirë për ta ruajtur garën, për t’i ulur parashikimet dhe për ta shtuar atmosferën. Planifikimi kryesor jeton në mëkat me garën e shfrenuar – drejtpërdrejt nën dritën e shoubiznesit amerikan.

Nëse objektiva është një ligë futbolli e qëndrueshme financiarisht dhe plot emocione, modeli evropian është krejt çfarë i duhet Evropës. Po nëse evropianët e kanë njëmend kur thonë se klubet duhet t’u takojnë fansave, lojtarëve dhe komuniteteve nga të cilat mbështeten, duhet të kërkojnë që fitimet e klubeve të hiqen nga shkëmbimet e tregut dhe rregulli që një anëtar të ketë të drejtë për një votë të bëhet ligj.

Pyetja kryesore e çështjes se nëse oligarkia duhet të rregullohet apo të çmontohet shkon përtej sportit. A do të mjaftojë agjenda e shpenzimeve dhe rregullimit nga Joe Bidenit për të frenuar në fuqinë e shfrenuar të pakicës për t’i shkatërruar perspektivat e shumicës? Apo riformimi i sinqertë kërkon një rishikim radikal se kush çfarë zotëron?

Tani që e kanë zbuluar rubikonin e tyre të moralit, ndoshta ka ardhur koha për një rebelim më të gjerë që e shfajëson Bill Shanklyn, menaxherin legjendar të Liverpoolit dhe socialistin e patundur. “Disa njerëz besojnë se futbolli është çështje jete a vdekje”, ka thënë Shankly. “Ju siguroj se është shumë më i rëndësishëm se kaq”.

(Autori, ish-ministër i Financave në Greqi, është kryetar i partisë MeRA25 dhe profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës. Shkrimi është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”.)