Vështrime

Një urim për Greqinë në një jubile të rëndësishëm

Greqia feston 200-vjetorin e fillimit të luftës çlirimtare kundër Perandorisë Osmane. Kjo luftë nisi më 25 mars 1821. Ideja për Greqinë e pavarur lindi në qarqet e diasporës greke, e cila u inspirua nga iluminizmi dhe Revolucioni francez. Në këtë kryengritje morën pjesë edhe shumë shqiptarë (arvanitas). Lufta greke ngjalli simpati të mëdha në shumë vende perëndimore, ku grekët shiheshin si pasardhës të helenëve. Në Angli, Gjermani, Zvicër, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u themeluan “Komitete filohelene”.

A është e mundur një miqësi greko-shqiptare? Disa mendime mbi 200-vjetorin e fillimit të revolucionit grek dhe paralelet me shtetbërjen e Kosovës.

Greqia feston 200-vjetorin e fillimit të luftës çlirimtare kundër Perandorisë Osmane. Kjo luftë nisi më 25 mars 1821. Ideja për Greqinë e pavarur lindi në qarqet e diasporës greke, e cila u inspirua nga iluminizmi dhe Revolucioni francez. Në këtë kryengritje morën pjesë edhe shumë shqiptarë (arvanitas). Lufta greke ngjalli simpati të mëdha në shumë vende perëndimore, ku grekët shiheshin si pasardhës të helenëve. Në Angli, Gjermani, Zvicër, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u themeluan “Komitete filohelene”.

Klasiku gjerman Johann Wolfgang von Goethe shprehu entuziazmin e tij për Greqinë në dramën “Ifigjenia në Tauridë”, ku shkruan: “Dhe me ditë të tëra në bregdet qëndroj, vendin e grekëve me shpirt kërkoj”. Poetë e dijetarë përpiluan e shkruan poezi, këngë, romane, apele për t’i përkrahur grekët. Nga Anglia drejt Greqisë u nisë lordi George Byron, i cili në veprat e tij e lartësoi luftën greke, por romantizoi e idealizoi edhe shqiptarët.