Vështrime

Drogë, huliganë, banditë, një avokat i vdekur: kjo është bota e errët e Aleksandar Vuçiqit

Në përvjetorin e 17-të të trazirave të 17 marsit të vitit 2004 presidenti serb e mbuloi Kosovën me flamurin serb. Këtë e bëri në botën virtuale, sepse në botën reale s'mund ta bëjë dot. Në mediat digjitale dhe në botën virtuale shqiptare ky provokim i kryetarit serb u prit me zemërim dhe mallkime. Politikanë si Aleksandar Vuçiqi jetojnë nga mizoritë e përditshme dhe provokimet e rregullta. Sa herë që Vuçiqi i ka punët pisk në frontin e brendshëm, ai tenton të shkaktojë tensione në rajon.

Politikanë si Aleksandar Vuçiqi jetojnë nga mizoritë e përditshme dhe provokimet e rregullta. Sa herë që Vuçiqi i ka punët pisk në frontin e brendshëm, ai tenton të shkaktojë tensione në rajon. Së fundi me flamurin serb mbi territorin e Kosovës. Qëllimi i ultranacionalistëve është që t'i mbajnë popujt peng duke e „ujitur“ çdo ditë urrejtjen ndëretnike

Në përvjetorin e 17-të të trazirave të 17 marsit të vitit 2004 presidenti serb e mbuloi Kosovën me flamurin serb. Këtë e bëri në botën virtuale, sepse në botën reale s'mund ta bëjë dot. Në mediat digjitale dhe në botën virtuale shqiptare ky provokim i kryetarit serb u prit me zemërim dhe mallkime. Politikanë si Aleksandar Vuçiqi jetojnë nga mizoritë e përditshme dhe provokimet e rregullta. Sa herë që Vuçiqi i ka punët pisk në frontin e brendshëm, ai tenton të shkaktojë tensione në rajon.

Në frontin e brendshëm punët janë kështu: shtypi perëndimor pyet nëse Vuçiqi do ta arrestojë ministrin e tij të Mbrojtjes dhe ministrin shumëvjeçar të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, i cili dyshohet se e ka përgjuar Aleksandar Vuçiqin. Fjala është për 1572 telefonata të përgjuara të presidentit. Në këto telefonata jehojnë fjalë për huliganë, dilerë droge, kriminelë rrugësh të Beogradit dhe banditë të tjerë. Dy politikanë serbë duket se po luftojnë kundër njëri-tjetrit. Epilogu nuk dihet ende.