Vështrime

Kompromisi për njohje

Urimet nga Shtëpia e Bardhë paralajmëruan epilogun e bisedimeve Kosovë–Serbi: ndreqje e marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë. Nga Evropa bënë thirrje për kompromis. Skeptikët e përkthyen këtë si shitblerje, duke pyetur çka do t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes. Qeveria jonë e re duhet të punojë me parime, jo pazare, për zgjidhje të qëndrueshme.

Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por njohja nuk është shërbim që Kosova duhet ta paguajë me një copë të vetes. Ka një mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë çështje

Urimet nga Shtëpia e Bardhë paralajmëruan epilogun e bisedimeve Kosovë–Serbi: ndreqje e marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë. Nga Evropa bënë thirrje për kompromis. Skeptikët e përkthyen këtë si shitblerje, duke pyetur çka do t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes. Qeveria jonë e re duhet të punojë me parime, jo pazare, për zgjidhje të qëndrueshme.

Dialogu na qet tri detyra parësore. Së pari, duhet të tregojmë ç’domethënë njohja që kërkojmë. Së dyti, duhet të refuzojmë çdo ujdi që zbeh njohjen që kërkojmë. Dhe së treti, duhet të përvijojmë zgjidhjen e mundshme që mbron Kosovën, kënaq miqtë dhe hesht kundërshtarin.