Vështrime

10 vështirësitë e Kosovës pas 14 shkurtit

Kush po fiton apo kush ka përgjigje për sfidat, vështirësitë dhe paqartësitë para së cilave gjendet Kosova? E dyta është më e rëndësishme.

Kush po fiton apo kush ka përgjigje për sfidat, vështirësitë dhe paqartësitë para së cilave gjendet Kosova? E dyta është më e rëndësishme.

Fushata elektorale në Kosovë ka filluar, jozyrtarisht. Ka filluar edhe gjykuar sipas mobilizimit medial, tifozerisë nëpër stadiume partiake dhe në media sociale. Kanë filluar edhe thirrjet e kandidatëve për kryeministër për të dalë në mejdan, në ballafaqime, matje argumentesh. Përtej spektaklit të pritshëm, sulmeve nën brez, gjuajtjes së shtrigave, “fakteve alternative”, çdo parti dhe çdo politikan duhet të mendojë çfarë përgjigje ka për t’u përballur me problemet e mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova. Disa nga çështjet e hapura janë këto: