OpEd

Mënyra e duhur për rregullimin e dëmit digjital

Përmbajtja toksike e përmbajtjeve të dëmshme zor se ka filluar me internetin. Por platformat online kanë mundësuar përhapjen më të gjerë dhe më të shpejtë se kurrë më përpara. Po qe se duam që ta kufizojmë shpejtësinë e saj, pa e shtypur lirinë e shprehjes, atëherë do të na duhen qasje të qarta dhe gjithëpërfshirëse rregullatore, bazuar në parimet e së drejtave të njeriut. Ndryshe, edhe rregullat e përpiluara me synimet më të mira mund të përfundojnë me heshtjen e të brishtëve dhe fuqizimin e të fuqishmëve. Ky është një mësim që autoritarët botërorë e kanë mësuar më se mirë

Washington, 21 dhjetor – Siç demonstroi së fundi Akti i Shërbimeve Digjitale të Komisionit Evropian, ligjvënësit përreth botës janë duke kaluar nëpër përplasje, për një arsye goxha të mirë, për sa i përket adresimit të ekstremizmit, dezinformimeve dhe manipulimeve që kanë konsumuar ekosistemin digjital, kanë çorientuar diskursin publik dhe kanë thelluar polarizimin gjatë viteve të fundit. Dhe megjithëkëtë, krejt përpjekjet e tyre bartin me vete një sërë rreziqesh.

Njëjtë sikurse rregullat e qeverisjes së domeneve online mund ta fuqizojnë demokracinë me anë të promovimit të debatit gjithëpërfshirës e informativ, ato mund po ashtu edhe të abuzohen për ta penguar lirinë e shprehjes.

Fatmirësisht, ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ofron një sërë parimesh që mund ta udhëzojnë rregullimin në atë mënyrë që ta adresojë përmbajtjen toksike derisa e promovojnë lirinë e shprehjes. Për të ndihmuar në sqarimin e gjithë këtij procesi, organizata jonë – Rrjeti Global i Iniciativës (GNI) – ka bashkuar kohë më parë ekspertë nga mbarë industria dhe komunitetin e të drejtave të njeriut për ekzaminimin e një sërë iniciativave të rregullimit të përmbajtjes në më shumë se dhjetëra vende, si dhe për ofrimin e rekomandimeve adekuate.

Parimi i parë i të drejtave të njeriut që do të duhet të zbatohet është ai i “ligjshmërisë”, i cili e nënvizon nevojën për definicione të qarta të adoptuara nëpërmjet proceseve demokratike.

Definicionet e tilla janë të munguara në Tanzani, për shembull, e cila në vend të rregullave ka ndala për përmbajtjen online që “promovon bezdisjen”, mes dëmeve të tjera të mjegullta.

Po qe se nuk e ka të qartë se cila është përmbajtja dhe ajo nuk lejohet, atëherë Qeveria kërkon që ta maksimalizojë pushtetin e saj për të kufizuar shprehjen; përdoruesit nuk mund të dijë se çfarë konsiston veprim të ligjshëm; dhe gjykatat e kompanitë përballen me telashe për t’i zbatuar lirshëm rregullat e tyre.

Një tjetër parim jetësor është “legjitimiteti”, i cili dikton se Qeveritë mund të kufizojnë shprehjen vetëm për shkaqe specifike bindëse, siç është e drejta e të tjerëve, shëndeti publik dhe rendi publik. Parimi i “domosdoshmërisë” më pas kërkon që kufizimet të përshtaten në plotësi me synimet legjitime dhe të jenë në proporcion me interesin që mbrohet. Kurrfarë rregullatori nuk duhet adoptohet, po qe se një rregull më pak kufizues për shprehjen mund ta kryejë punën e vet.

Qasja e përqendruar kah të drejtat e njeriut ndihmon në parandalimin e pasojave joproporcionale. Në këtë aspekt, rregullimi i propozuar i Bashkimit Evropian për parandalimin e propagandës me përmbajtje terroriste apo ekstremiste online e humbet synimin. Rregullimi do t’u kërkonte kompanive të çdo lloji dhe madhësie që t’i heqin përmbajtjet terroriste përbrenda një ore si dhe zbatimin e masave proaktive për filtrimin e materialeve të tilla. Kompanitë dominuese mund t’ia japin vetes luksin për të zbatuar të këtilla rregulla, por kjo gjë do t’i rriste pengesat për hyrje në treg të akterëve të rinj inovativë, si dhe do të rezultonte me heqjen joproporcionale të të gjitha llojeve të përmbajtjes së pranueshme.

Por, vetë kompanitë munden dhe duhet të aplikojnë rregulla për avancimin e të drejtave të njeriut, pavarësisht rregullimit qeveritar. Në këtë aspekt, transparenca, gjatë procesit, si dhe llogaridhënia janë esenciale.

Për ata që nuk e dinë, kompanitë e medieve sociale duhet të jenë shumë më të largpamëse për sa i përket mënyrës se si i rregullojnë përmbajtjet. Kjo e nënkupton ndarjen e sa më shumë informatave që është e mundur në mënyrë publike dhe ofrimin e informatave legjitimisht të ndjeshme para rregullatorëve dhe ekspertëve të pavarur nëpërmjet regjimeve të verifikuara të qasjes apo aranzhimeve midis palëve të shumta të interesit, ngjashëm siç një GNI ishte krijuar për ndarjen e informatave lidhur përgjigjet e kompanive ndaj kërkesave qeveritare.

Përbrenda kësaj informate, Qeveritë mund të garantojnë që përmbajtja e moderuar e ndërmjetësve të jetë konsistente dhe e drejt. Në këtë aspekt, rregullatorët, duke i pasur parasysh burimet dhe ekspertizën adekuate (dhe, në mënyrë ideale, angazhimin e ekspertëve si dhe të mbrojtësve të të drejtave të njeriut), të përfshihen në ofrimin e garancive për përmbajtjen dhe mbikëqyrjen e sistemit të saj. Në të njëjtën kohë, kompanive duhet t’u kërkohet që të zbatojnë mekanizma që u ofrojnë përdoruesve kontrollim më të madh mbi atë që ata shohin dhe shpërndajnë.

Dhe përfundimisht, përgjegjësia për përmbajtjen e ndjeshme nuk duhet të bije kryekëput tek kompanitë private. Në vend të kësaj, Qeveritë duhet të caktojnë organe përgjegjëse të zgjedhura demokratikisht, si gjykatat. Ligji francez Kundër Manipulimit të Informatave, ndonëse nuk është i përkryer, të paktën synon që të jetë, duke e mundësuar përshpejtimin e proceseve për gjykatësit që i mbikëqyrin dezinformatat e pretenduara lidhur me zgjedhjet. Në këtë mënyrë, kompanitë nuk janë ato që i marrin këto vendime të vështira dhe politikisht të ndjeshme. Përkundrazi, Këshilli Kushtetues i vendit ka hedhur poshtë së fundi një ligj të francez të gjuhës së urrejtjes, pjesërisht ngase ai ka anashkaluar sistemin gjyqësor të vendit.

Pa marrë parasysh se sa të qarta janë rregullat dhe sa efikase janë sistemet e moderuara, rregullatorët dhe kompanitë do të bëjnë gabime. Kjo është arsyeja pse copëza e fundit e enigmës është në shpërputhje me rezolutën dhe kurën. Kompanitë duhet t’i lejojnë përdoruesit që t’i paraqesin vendimet e moderuara tek trupat e pavarur, duke i pasur veçanërisht parasysh grupet e brishta, si fëmijët, dhe ata që i shërbejnë interesit publik, si gazetarët. Qeveritë dhe rregullatorët duhet gjithashtu të jenë subjekte të mekanizmave të transparencës dhe llogaridhënies.

Përmbajtja toksike zor se ka filluar me Internetin. Por, platformat online kanë mundësuar përhapjen më të gjerë dhe më të shpejtë se kurrë më përpara. Po qe se duam që ta kufizojmë shpejtësinë e saj, pa e shtypur lirinë e shprehjes, atëherë do të na duhen qasje të qarta dhe gjithëpërfshirëse rregullatore, bazuar në parimet e së drejtave të njeriut. Ndryshe, edhe rregullat e përpiluara me synimet më të mira mund të përfundojnë me heshtjen e të brishtëve dhe fuqizimin e të fuqishmëve. Ky është një mësim që autoritarët botërorë e kanë mësuar më se mirë.

(David Kaye, ish-raportuesi Special i OKB-së për Lirinë e Opinionit dhe Shprehjes, është shef i Bordit të Pavarur të Rrjetit të Iniciativës Globale. Jason Pielemeier është drejtor politik i Rrjetit të Iniciativës Globale. Ky vështrim është shkruar ekskluzivisht për rrjetin e gazetarisë ndërkombëtare “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”)