Vështrime

Debati për heshtjen

Të thuhet saktësisht, po debatohet rreth një përpjekje për të heshtur, e cila u ndërpre në nëntor kur Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, deklaroi se një varrezë masive është zbuluar në Kizhevak të Komunës së Rashkës.

Dy ditë më vonë, Veljko Odaloviq, president i Komisionit për Personat e Zhdukur në kuadër të Qeverisë së Serbisë, ka njoftuar se besohet se rreth 15-17 trupa janë gjetur në varr, identifikimi i të cilëve do të bëhet e mundur pas analizës së ADN-së.