Vështrime

Te ndërtosh demokracinë nga themeli - 20 vjet nga zgjedhjet e para të Kosovës

Te ndërtosh demokracinë nga themeli - 20 vjet nga zgjedhjet e para të Kosovës

Këtë vit Kosova shënon 20-vjetorin e zgjedhjeve të para demokratike. Nëse shikojmë prapa në tetor të vitit 2000, mund ta kujtojmë të gjithë punën e palodhshme në organizimin e zgjedhjeve dhe në bërjen e tyre një sukses.

Në verën e vitit 1999, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e krijoi Misionin në Kosovë me mandat për të organizuar dhe mbikëqyrur zgjedhjet, sipas Vendimit 305 të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Unë isha drejtor i Operacioneve Zgjedhore për OSBE-në në ato zgjedhje dhe kisha emërim të përbashkët nga OSBE-OKB-ja si kreu i Task Forcës së Përbashkët të Regjistrimit.