Vështrime

Rruga e një barbari

Një valë e re terrori islamist rrezikon ta shndërrojë Europën sërish në arenë të përgjakshme.

Terroristi që vrau tre njerëz në një kishë në Nicë të Francës u lind në vitin 1999 në Tunezi. Sipas të dhënave të autoriteteve franceze, ai erdhi në Europë më 20 shtator, përmes ishullit të Lampeduzës në Itali.

Më 9 tetor krimineli islamist u pa në Bari të Italisë. Te autoritetet franceze ai nuk ishte i njohur. Me gjasë terroristi arriti në Nicë të enjten në mëngjes. Këtë e dëshmojnë regjistrimet e kamerave të sigurisë në stacionin e trenit në Nicë. Në vendin e krimit autoritetet gjetën: një Kuran, një qese me gjëra personale, një thikë 35 cm të gjatë dhe dy thika të tjera të papërdorura.