Vështrime

Një traditë e pistë serbe

Sulmet raciste kundër shqiptarëve janë një "specialitet" i politikanëve serbë. Dikur deklaratat e tilla shoqëroheshin me masakra të aparatit shtetëror serb mbi shqiptarët. Sot palaçove dhe kusarëve politikë të Beogradit si Aleksandar Vullin u ka mbetur vetëm gjuha raciste dhe dëshira për të vrarë shqiptarë. Pas disfatës historike të vitit 1999, nacionalistët serbë vetëm mund të nxjerrin helm nga goja. Shqiptarët nuk do të mund t'i vrasin më, së paku jo pa pasoja të rënda për serbët dhe për Serbinë.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin sërish është bërë temë mediale për shkak se i ka përshkruar shqiptarët si "šiptar(i)". Dhe këtë fjalor diskriminues dhe fyes e ka mbrojtur edhe pas kritikave nga kryeministri i Shqipërisë dhe nga politikanët e Kosovës. Kush është Aleksandar Vullini? Në vitet 90-të ai ka qenë zëvendës i Mira Markoviqit, e cila ishte shefe e partisë JUL, një grupacion pseudomajtist, që i shërbente regjimit të burrit të saj, Sllobodan Millosheviqit.