Vështrime

Simbolika dhe semantika nuk krijojnë vende pune, por mohojnë shtetësi në Kosovë

Duket se argumenti më i madh, nëse jo edhe i vetmi i ambasadorit Grenell për të bindur kosovarët që të pranojnë gjithçka është se ai është amerikan. Shumëçka në argumentimet e tij duket mjaft joserioze. Sepse në rastin e Kosovës pikërisht simbolika dhe semantika kanë definuar edhe fatin e saj. Edhe fusnota, edhe “ambiguiteti” i BE-së, edhe termet e dialogut “Prishtinë-Beograd” e jo “KosovëSerbi” dhe shumë emërtime të tjera kanë qëllimin e vetëm: të dëshmojnë se Kosova nuk është shtet sikur shtetet e tjera

Pamë këto ditë se si ambasadori amerikan, Richard Grenell, ua shpjegonte me ironi dy gazetareve amerikane rrethanat e konfliktit të kosovarëve dhe serbëve për liqenin e Ujmanit. Ato qeshnin me zë, sepse nuk mund të besonin atë që as Grenell nuk mund ta besonte, se për palët emri i liqenit ishte problem në vete. “Gazivoda” apo “Ujmani”. Dhe u thanë tallje se si ai kishte propozuar që ai të quhej liqeni “Trump”.