Vështrime

Mbi hierarkinë e interesave në politikën e jashtme

I. Paradoksi i tërheqjes së Avdullah Hotit

“Marrëveshje historike, “e jashtëzakonshme”, “kapitull i ri për paqen në botë”, “arritje madhore për Kosovën dhe kombin shqiptar”, “hap vendimtar drejt njohjes së Kosovës nga Serbia”, kёto janë vetëm disa nga vlerësimet e administratës së Trampit, të politikës zyrtare në Prishtinë e Tiranë dhe, me ndonjë përjashtim, të shumicës së përfaqësuesve të medias në dy vendet tona.