Vështrime

Kafehanja politike e Kosovës

Në këtë internet kafehanen tonë moderne, tema e diskursit të mllefosur përcaktohet nga krerët politikë – një postim për rivalin “frikacak e djallëzor” që do të përballet me reagimin për “tradhtarin teveqel” mjafton – dhe aktivistët e militantët virtualë do të hidhen në betejë, njëjtë si ata të dehurit e kafehanes së dikurshme

Njeriu ulet. Shikon përreth. Merr një pije. Dy. Tri. Dëgjon bisedat me vëmendje. Mendon në vete. Pajtohet me ato që thuhen. Politika nuk është për gjithkënd. Merr edhe një pije. Dëgjon më shumë. Kundërshton diçka në vete. Merr edhe një pije. I bashkohet bisedës.

- Politika është biznes. Politika nuk është sport. Politika nuk është inat.