Vështrime

Evropa ime: T'u tregojmë vendin elitave të korruptuara të Ballkanit Perëndimor

Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Në mars u vendos për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bosnja ka bërë kërkesë për anëtarësim ndërsa Serbia bllokon çdo përparim në Kosovë. Kjo është njëra anë e procesit të pranimit. Po si qëndron puna lidhur me vlerat e shumë përbetuara si demokracia, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në praktikë?

Që nga viti 1989 ka "përparime" edhe pse të vonuara nga luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Me përjashtim të Kosovës gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor gëzojnë lirinë e udhëtimit gjë që shumë e përdorin për të migruar në perëndim. Në zinxhirët e supermarketeve, shumë prej tyre në duart gjermane, ka kryesisht mallra të importuara dhe vështirë gjen për të blerë produkte vendase. Projekte të mëdha korruptive ndërtimi si dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël, shpyllëzimi i pyjeve, grabitja e tokës dhe zhvillimi i pakontrolluar i turizmit i bëjnë dëm të madh natyrës unike.