Vështrime

Teatri i quajtur Harresë

Aborigjinët australianë dhe Roland Barthes në Tiranë

1.

Më lejoni që në debatin për Teatrin (tërë atë këmbim të zjarrtë rreth godinës së shembur të Teatrit Kombëtar) të ftoj dy personazhe që nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, madje nuk janë të gjallë. Njëri është dr.Irenäus Eibl-Eibesfeldt, shkencëtari më i njohur i etologjisë njerëzore (të analizës së trashëgimisë sociale të kafshëve tek njerëzit) dhe Roland Barthes, filozof, gjuhëtar e, mbi të gjitha, semiotik i njohur francez.