Vështrime

Edhe shoferët janë heronj të vijës të parë të frontit gjatë COVID 19

"Shoferët dhe punëdhënësit e tyre janë heronj të vërtetë të rrugës në këtë kohë dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që kontributi i tyre të njihet, siguria dhe jeta e tyre të garantohet" Umberto de Pretto (Sekretari i Përgjithshëm i IRU).

Qeveria e Kosovës së bashku me institucionet tjera të cilat kujdesën për sigurinë publike por edhe për sigurinë shëndetësore të qytetarëve padyshim se gjatë kësaj periudhe në përballje me virusin COVID 19, janë plotësisht në krye të detyrës. Për më tepër këto institucione për punën e tyre morën edhe plot lëvdata dhe mbështetje nga populli por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. U lavdërua puna e personelit mjekësor, forcave të rendit dhe grupeve tjera, por askush nuk e perëndi as një fjalë të vetme falënderuese për shoferët tanë që po kujdesen për ushqim, ilaçe dhe gjëra tjera esenciale për jetë.