Vështrime

Për antologji

Korona ka gjasa që nuk do të na lëshojë të sillemi lirshëm para mesit të majit. Do ta kemi detyrë primare ta ruajmë veten që t'i ruajmë të tjerët që janë më të ndjeshëm, që të mos sëmuren. Porse lufta me koronën neve kosovarëve na bëhet më e vështirë për shkak se ne prej vjetësh luftojmë për t'i ruajtur mendtë e kresë. Sepse, veç neve na bën vaki që partneri i koalicionit ta rrëzojë Qeverinë në mes të epidemisë dhe në mes të gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore - thuajse prej mocionit na është varur jeta

COVID-19 e kaloi milionëshin këtë javë - pra mbi një milion të prekur dhe 56 mijë të vdekur, prej të cilëve vetëm dje u shënuan rreth 1200 viktima në SHBA. Ç'është më e veçuara në gjithë këtë pandemi, numri më i madh i të prekurve dhe të të vdekurve janë shënuar në shtetet që nuk e kishin marrë me seriozitet çështjen e pandemisë. Nuk i kishin marrë masat parandaluese me kohë dhe nuk i kishin respektuar vërejtjet që vinin nga OBSH-ja.