Vështrime

Kutitë e votimit, arkivole politike

Ndëshkimi për politikanët nuk vjen as nga Zoti e as ndonjë forcë tjetër mbinatyrore. Ndëshkimi për politikanët vjen nga populli në kutitë e votimit. Ato kuti të votimit shndërrohen në arkivolet e juaja politike. Ato ju dërgojnë në harresën shoqërore, që për pjesën më të madhe nga ju është më se e vonuar

Pjesa më e vështirë gjatë shkrimit të ditarit tim është se si t'ia filloj atij në mënyrën që të mos përsëritem nga herët e kaluara. Për ta vështirësuar këtë gjë edhe më shumë është kjo kohë e karantinës, ku monotonia e secilës ditë përsëritet, e vetmja gjë e cila ndryshon është shtimi i pasigurisë në atë se çka do të sjellë e nesërmja.