Vështrime

Fenomeni "Infodemia", rreziku tjetër krahas pandemisë së koronavirusit

Dezinformatat mbi të gjitha kanë shkaktuar panik te qytetarët dhe, si pasojë e prirjes së qytetarëve për të shpërndarë çdo informacion që lexojnë, të paverifikuar dhe shpesh të rremë, ato kanë depërtuar te një publik edhe më i gjerë.

Fenomeni i infodemisë po përhapet me të madhe në javët e fundit. Dezinformata të shumta dhe të ndryshme po shpërndahen që nga koha kur u fillua të raportohet për koronavirusin apo COVID-19. Për shkak të numrit të madh të dezinformatave në mbarë botën, Organizata Botërore e Shëndetit filloi të përdorë termin 'infodemi' për të etiketuar dezinformatat e shpërndara për koronavirusin.