Mbi profesionistët në kohën e koronavirusit. Dhe fjalët e duhura të teologëve fetarë.
1.
Të gjithë e dimë si është gjendja në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. E dimë sa është lënë anash ky sektor. E dimë sa njerëz të paaftë e kanë menaxhuar këtë sektor. Sa ministri i paaftë e ka drejtuar këtë dikaster vital. Sa menaxheri partiak e ka kullotur buxhetin. Sa hajduti e militanti e kanë vjedhur. Sa mjeku i papërgjegjshëm është munduar të përfitojë dhe sa mjeku i ndërgjegjshëm është shkelur dhe lënë anash.
Ka pasur drejtorë të QKUK-së që hall të vetëm kanë pasur si të blejnë një xhip me para të buxhetit, ndërsa kanë kërkuar donacione nga vendet e huaja për të blerë pajisje për mirëmbajtje të higjienës. Janë të panumërta rastet kur mediat kanë raportuar sesi mjekët u thonë pacientëve dilni blini këtë apo atë material sepse në QKUK nuk ka. Është shkruar gjerë e gjatë për shumë skandale.
Këtë gjendje të rëndë në shëndetësi e ka trashëguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kur edhe vende më të zhvilluara po sfidohen nga virusi i fundit, një ministër kosovar nuk mund të bëjë mrekulli edhe po të ishte mbinjeri. Megjithatë, për rrethanat kosovare, ku jemi mësuar të shohim ministra tmerrësisht të papërgatitur, është qetësuese për publikun ta shohë një ministër si Arben Vitia, i cili komunikon në mënyrë profesionale me publikun, është elokuent, i matur, bindës dhe inkurajues. Sepse në këso situatash njerëzit kanë nevojë edhe për inkurajim. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm politikani që gëzon besim.
Vështrimin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t'u regjistruar.