Vështrime

Acari i Tiranës

"Në Kosovë më shumë kanë të drejta kinezët se shqiptarët e Shqipërisë": çka ndodhë kur Edi Rama e takon Albin Kurtin?

Pritja që kryeministri i Shqipërisë i bëri kryeministrit të Kosovës ishte e acartë. Një atmosferë siberiane në qendër të Tiranës. Kjo vërehej në çdo gjest, në pothuaj çdo fjalë, në çdo veprim të Edi Ramës. "Ti je i ri në këto punë", "ti nuk e di se pa Mini-Schengen nuk ka Makro-Schengen shqiptar", "më shumë kanë kinezët të drejta në Kosovë se shqiptarët e Shqipërisë". Këto ishin, pak a shumë, fjalët e kryeministrit shqiptar drejtuar kolegut të tij nga Kosova. Ajo fjalia e Ramës me kinezët ishte së paku argëtuese, por larg të së vërtetës. Së fundi një shtetas kinez ka kërkuar azil në Kosovë, ndërsa nga Shqipëria, aq sa dihet, askush nuk ka kërkuar azil në Kosovë. Pra, muhabeti mund të mbahet edhe në nivel humori ngacmues.