Vështrime

Sfidat e sistemit të menaxhimit të emergjencave civile në Shqipëri

Është e papërshkrueshme me fjalë dhimbja që po përjetojmë nga tragjedia që erdhi si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme (më i fuqishmi me magnitudë 6.4 të shkallës rihter), të cilët goditën Shqipërinë në mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit dhe më pas.

Shqipëria, është vendi me aktivitetin më të lartë sizmik në rajon, prandaj propabiliteti i mundësisë së kërcënimeve sizmike për territorin e Shqipërisë (pa përjashtuar edhe Kosovën), është mjaftë i lartë. Ky fakt e vë para përgjegjësisë shtetin që të përgatisë jo vetëm strukturën reaguese, por edhe infrastrukturën për katastrofat natyrore që vijnë nga tërmetet, përmbytjet, rënia e zjarreve, etj.