Vështrime

Von der Leyen nuk e ka të lehtë formimin e Komisionit të ri - duhet të balancojë

Mund të ndodhë që në Komisionin e udhëhequr nga një grua, numri i grave të jetë dukshëm më i vogël sesa i burrave. E po ashtu nuk do ta ketë të lehtë që t’ua ndajë rolet komisarëve, sepse disa shtete i kanë shprehur publikisht dëshirat e tyre, me çka edhe ia kanë rënduar punën. Për shembull, pothuajse askush nuk e do resorin e zgjerimit, sepse e dinë se vështirë që kjo do të jetë politikë prioritare e BE-së në pesë vjetët e ardhshëm. Por shumë shtete kanë interes për resorin e mjedisit, konkurrencës, tregtisë, ekonomisë dhe financave, zhvillimit rajonal dhe bujqësisë

Kur emri i saj doli si rezultat i pajtimit jo të lehtë të liderëve të shteteve anëtare të BE-së se kush do të jetë president i ardhshëm i Komisionit Evropian, u mendua se me zgjedhjen e saj, mes tjerash, janë respektuar sadopak edhe kriteret e një balancimi gjeografik, politik, gjinor dhe ideologjik.