Në programin dedikuar muzikës në KTV mund t’i dëgjoni dhjetë këngët më të votuara në Top Listë. Dyshja Venera Lumani dhe Lind Islami kryesojnë renditjen për më shumë se tre muaj. Përveç këngëve që aktualisht janë pjesë e Top Listës, këtë javë garës do i shtohen edhe gjashtë propozime të reja: Shpat Deda me “Instinktivisht”, Mozzik me “n' Tiranë”, Ledri Vula me këngën “Sot, sot, sot”, “Mos shko” nga Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, “Mëkatare” nga Melinda dhe “Johnny” nga Tayna.
Në studio flasim me Elevan dhe “2BROS”, Leon dhe Dion Jelliqi. Elevan do ta dëgjoni tek këndon shqip si dhe do shpalos detaje për të rejat në karrierë. Dëshira e saj është që në të ardhmen të bashkëpunojë me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Nga ana tjetër “2BROS”, vëllezërit nga Prizreni Dion dhe Leon Jelliqi, të cilët u bënë sensacion në rrjete sociale do jenë poashtu me ne këtë javë. Aftësitë e tyre në “Freestyle” veç se janë bërë të njohura për publikun shqiptar por kësaj radhe rep-artistët zbulojnë një anë krejtësisht tjetër të tyre. Dyshja e artistëve që nisën karrierë kur ishin vetëm 12 përkatësisht 13 vjeç, tani për tani prioritet e kanë avancimin e tyre profesional. Ekskluzivisht për “Top Koha Music”, “2BROS” do shpalosin lajme të mira për fansat.